• |
ide | kryesore

Flet kreu i policisë së Tiranës: E vërteta e atentatit ndaj policit te ish-Parku

Lajme, Të fundit



Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu ka folur pas plagosjes së efektivit të policisë Ermal Bregu. Në një prononcim të shkurtër për mediat ai tha se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën dhe se ngjarja është shumë afër zbardhjes.

“Në orën 19:35 minuta në sallën operative të Policisë Tiranë ka një informacion se në lagjen ku ndodhemi aktualisht ka pasur të shtëna me armë zjarri. Kanë ardhur menjëherë shërbimet dhe person i dëmtuar është dërguar në spitalin ushtarak. I dëmtuari është punonjës i policisë i cili ka qenë jashtë detyrës pasi banon në këtë lagje.

Është konfliktuar me dy persona dhe një nga personat pas konfliktit ka goditur me armë zjarri. Jeta e punonjësit është jashtë rrezikut. A ka lidhje me detyrën? Jo nuk ka lidhje dhe jemi shumë afër zbardhjes” – tha Veliu. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *