• |
ide | kryesore

Ish-portieri legjendar i Inter në lot: Jam gati të lë futbollin (VIDEO)

Sport



Julio Cesar lë Benfikën, por ndoshta edhe futbollin. 38-vjeçari që me Inter fitoi tripletën në vitin 2010 lajmëroi lamtumirën para skuadrës mjaft i emocionuar dhe me lot në sy në një fjalim të mbajtur në dhomat e zhveshjes. Braziliani këtë sezon ka pasur një rol mjaft vogël në skuadër pasi është parakaluar nga portierë të rinj si Bruno Varela dhe Mile Svilar.

Edhe për shkak të dëmtimeve Julio Cesar shënoi vetëm 4 ndeshje në këtë sezon, një prej të cilave në Champions League. Me shumë mundësi do të varë dorezat në gozhdë edhe pse bashkëshortja e tij Susan Werner, e intervistuar nga UOL tha: “E ka mbyllur kontratën me ta. Nuk e di nëse do të lërë futbollin. Do të shohim”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *