• |
ide | kryesore

Kush është polici që mbeti i plagosur në Tiranë, para 2 vitesh i dogjën makinën

Lajme, Të fundit

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen në ish-parkun e autobusave, në lagjen e Emiliano Shullazit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri efektivi i policisë Ermal Bregu.

Para dy vitesh, Bregut i kanë djegur një makinë tip ‘Hummer’ para shtëpisë, gjatë natës.

Bregu është pjesë e komisariatat nr.1 në Tiranë. Mësohet se të shtënat me armë zjarri kanë qenë direkt në drejtim të punonjësit të policisë dhe ai ka qenë jashtë shërbimit.

Sipas policisë, dyshohet se kanë qenë dy persona dhe ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e punonjësit të policisë.

Në zonën ku ndodhi ngjarja mbrëmjen e sotme, efektivi ka shtëpinë dhe ai ka qenë jashtë orarit të shërbimit.  Efektivi i policisë është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu