• |
ide | kryesore

Sulme terroriste në Melburn, arrestohet një i dyshuar

Planet



Policia australiane arrestoi një të ri që dyshohej se po planifikonte një sulm terrorist gjatë festave për Vitin e Ri në Melburn.

Autoritetet njoftuan se 20-vjeçari do të akuzohet për vepra terroriste që bartin dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Policia dyshon se ai kishte planifikuar të qëllonte njerëzit me automatik në Sheshin e Federatës në qendër të qytetit.

Zv.komisionari i policisë, Shane Patton, tha se i dyshuari ka lindur në Australi, nga prindër somalezë, dhe se ka qenë nën vëzhgim të policisë qysh në muajin janar.

Ai ka siguruar online një manual të Al Kaidës, me udhëzime për kryerjen e një sulmi terrorist, dhe ka qenë simpatizues i grupit militant Shteti Islamik.

Autoritetet po ashtu thanë se nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për publikun.

Vitin e kaluar, rreth 500,000 njerëz kanë festuar Vitin e Ri në qendër të Mellburnit

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *