• |
ide | kryesore

Sulmohet kryebashkiaku gjerman, thikë në qafë në një restorant

Planet



Një kryetar bashkie në Gjermani u sulmua me thikë në qafë në një restorant, por fatmirësisht ka mundur të mbijetojë. Dyshohet se sulmi iu bë për shkak të politikave të tij liberale ndaj emigracionit.

Andreas Hollstein është kryetari i bashkisë i qytetit të Rinit Verior i Vestfalisë Altena. Rini Verior i Vestfalisë njihet si një qytet që ka pranuar më shumë emigrantë se kuotat e parashikuara për emigrantët, njofton BBC. Autoritetet e sigurisë në Gjermani besojnë se sulmi është i motivuar politikisht. Kryebashkiaku është pjesë e CDU-së, partisë së kancelares gjermane Angela Merkel.

Dëshmitarët në restorant kanë bërë të ditur se autori gjatë sulmit me thikë ka kritikuar politikën e kryetarit t ë Bashkisë, Andreas Hollstein, ndaj azilkërkuesve. Policia arrestoi autorin e sulmit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *