• |
ide | kryesore

Familja e Ines Hajrullës: Atentati nuk ka lidhje me kushërinjtë e ekzekutuar…

Lajme, Të fundit



Pas lidhjeve të gjakut që janë zbuluar mes Ines Hajrullës dhe dy personave të ekzekutuar Renato Omerit në Vlorë dhe Endrit Çaushajt në Durrës, familjarët e të riut mohojnë se shkaqet e atentatit kanë të bëjnë me këto dy vrasje ende të pazbuluara. Në prononcim për “Neës 24”, familjarët e Inez Hajrulla, tregojnë se me “të afërmit që u vranë nuk kontaktonim prej vitesh”.
Sipas tyre, Inez nuk ka pasur asnjë konflikt në Durrës. “Ne i kemi dhënë pistat ku dyshojmë në dëshmitë që kemi bërë në polici”- thonë familjarët.
“Atentati që iu bë djalit nuk ka lidhje me vrasjen e të afërmëve tanë. Me ata nuk kontaktonim prej vitesh. Dy personat e vrarë ishin kushërinjtë tanë të largët,” thonë familjarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *