• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Lu ndaj Llallës, si bekim për Prokurorin e ri të Edi Ramës

Kryesore



Që Donald Lu dhe Adriatik Llalla nuk e honepsin dot njëri-tjetrin, u mor vesh në fillim të këtij viti, kur Reforma në Drejtësi nisi të hedhë hapat e parë. Rrënjët e konfliktit ishin më të thella dhe Llalla e dinte se nuk kishte vend për të në drejtësinë e re që kërkonin amerikanët. Ai që hodhi gurin e parë publikisht ishte Donald Lu në fillim të këtij viti:

“Po shohim tashmë njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatat dhe prokurorët. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i prokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi” (deklarata e Lu në 2 shkurt 2017)

Ambasadori e akuzoi Llallën edhe për konfiskimin e serverit të ILDKPI-së, aty ku ruhen deklarimet e pasurisë të zyrtarëve shtetërorë prej vitesh. Aludimi ishte se prokurorët donin t’i manipulonin deklaratat e pasurisë para se të niste Vetingu. Reagimi dhëmb për dhëmb i Adriatik Llallës nuk pritej.

Disa orë pasi Lu e shpalli armik të Reformës në Drejtësi, Prokurori i Përgjithshëm doli në studion e Opinion. E akuzoi ambasadorin amerikan për shantazh, e quajti sorosian dhe i përmendi çështjen e Bankers Petrolium, për të cilën ambasadori kishte ndërhyrë personalisht në mbylljen e hetimeve.
Por goditja më e fortë e Llallës ishte kur Blendi Fevziu e pyeti nëse Donald Lu i kishte kërkuar apo jo arrestimin e Sali Berishës. Prokurori la të kuptohet se kjo ishte e vërtetë. (video e intervistës me Llallën në Opinion në 2 shkurt 2017)

Fevziu: Pyetja është konkrete Zoti Llalla. Kjo pyetje ka dalë në shtyp dhe referohet, nuk referohet emri por mendohet që është një ambasador i rëndësishëm, jo ambasadori amerikan, por një ambasador i rëndësishëm. A ju kanë kërkuar realisht arrestimin e personave konkretë, në këtë rast po ju pyes konkretisht, sepse është publikuar konkretisht: të ish kryeministrit Berisha?
Llalla: Këto ambasadorë kanë përfituar nga fakti të imunitetit nga statusi të cilin ata kanë. Nëse këto ambasadorë nuk do të kishin imunitetin që kanë për shkak të statusit, ata sot do të ishin para përgjegjësisë. Në zyrën time ambasadorë të tillë kanë ardhur duke kërkuar të imponohen në mënyrë të tillë për arrestimin e zyrtarëve të lartë në vend, detyrë të cilën…
Fevziu: Ju kanë sjellë fakte? Se nëse ju kanë sjellë fakte është për t’u përshëndetur.
Llalla: Nuk mund të sjellë fakte. Ai është ambasador jo oficer i policisë gjyqësore. Por në mënyrën si ata e vlerësojnë kanë kërkuar edhe arrestimin edhe të emrave përkatës dhe të zyrtarëve përkatës.

Duhen edhe pak ditë që mandati i Llallës si Prokuror i Përgjithshëm të mbarojë dhe Partia Socialiste po nxiton ta nxjerrë nga zyra sa më shpejt. Emrat e zëvëndësuesve janë gati. Çështja ka mbetur vetëm te ai që i shërben më shumë Ramës. Prokurori i ri i Përgjithshëm do të zgjidhet vetëm me votat e socialistëve në parlament.

Nxitimi që ka kapur qeverinë është i kuptueshëm. Saimir Tahiri dhe Vangjush Dako përmenden në përgjimet e trafikantëve të drogës. Të dy rezultojnë të implikuar me rrjetet e trafikut të kanabisit dhe kokainës. është e qartë se çfarë do të bëjë me këto dokumenta shefi i ri që do të çojë Rama në prokurori.

Në këtë situatë, Donald Lu ka zgjedhur të heshtë. Ndoshta edhe po e shijon momentin. Ndoshta e sodit nga larg zëvëndësimin e Llallës. Njeriu që guxoi ta sfidonte, po i servirin pjatën e ftohtë të hakmarrjes.

Por a duhet të heshtë Donald Lu para shqiptarëve?
Adriatik Llalla mund të jetë një nga protagonistët e kulturës së pandëshkueshmërie të rrënjosur këtu e 27 vjet në Shqipëri. Vazhdimi i mandatit të tij mund t’i shërbejë të njëjtës kulturë kompromisi apo të njëjtit kah politik që e vuri në krye të prokurorisë. Çështja është prokurori i ri që do të kenë shqiptarët. Donald Lu premtoi një drejtësi të re, dhe ai nuk mund të heshtë duke fërkuar duart për ndëshkimin që merr Llalla dhe trofeun që merr Rama.

Nëse Reforma në Drejtësi do të kishte ecur me ritmet e duhura, sot do të ishte në punë Këshilli i Lartë i Prokurorisë. KLP garanton një proces që ka si qëllim zgjedhjen e një prokurori sa më i baraslarguar nga politika. Për bllokimin e këtij procesi këto ditë kanë folur shumë juristë, gazetarë, politikanë etj, por Donald Lu ka heshtur. Ndërkohë që periodikisht, ambasadori kishte dhënë garanci.
“As edhe një shqiptar i vetëm nuk beson se sistemi i drejtësisë është i pavarur. Jo i pavarur nga ryshfeti, telefonimit të drejtësisë, ku persona të rëndësishëm telefonojnë gjyqtarët për udhëzime si dhe jo i pavarur nga krimi i organizuar. Kjo reformë do t’i japë Shqipërisë shansin e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë për herë të parë të pavarur” (deklaratë e Donald Lu në shtator të 2015)

Ajo ç’ka pritet të ndodhë është krejt e kundërta e premtimeve të ambasadorit. Procesi ka degraduar dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm nuk do të jetë më e vështirë për Ramën, sesa zgjedhja e një drejtuesi në Organizatën Socialiste të lagjes.
Shkak për këtë është bllokimi i Reformës në Drejtësi, projektit që ambasadori amerikan i doli për zot.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



19 Comments

  1. vall a qendron keshtu raliteti ,vetem faktet dhe te urtit din ta kuptojne por gjithsesi ky eshte mendim i thjeshte mbi bazen e fakteve dhe historise vuajtjeve dhe kostove qe perjetojme por qe keto kan shkaqe dhe shkaktare thotë:

    dikur ka qen zakon sqe sejcili eshte zot shpije ne shtepin e tije ,por ja qe tani ndryshoj rrotullimi tokes te gjith kan lene shtepit e tyre duke u bere zoter ne shpin e tjetrit ,por ne pamundesi degjimi po degradojm te gjith shkaqet padrejtesia egoja per pushtet dhe para ,deshira per mbisundim ,por fatkeqesisht asnjeri sja arrin ,shkaqet nuk jemi krijues zgjilljesh ,dhe se zgjilljet e prezantuara nga ullzimi zotit ,per drejtesi rregull hak nuk na pelqejne te cilat sigurojne vlera unitet dobi ,,me padrejtesi dobit po zbrazen ,kurse ne ne baze te dobive qe japin cdo gjallese qe funksionojne me rregull ne varemi ne ekzistencen e jetes ne toke,,vall e kemi kuptuar akoma si gjini njerzore ket [sekret,]te cilin na paralajmroi i malli zot qe perpara 1400vitesh me kuran dhe synet e vertetuan dietaret shkencetaret po ashtu terheqin vrejtjen per problematika gjithnje ne rritje dhe gjithnje me ekstreme ne cdo fushe te jetes njerzore ,por akoma ulleheqesit tane nuk jan bindur dhe nuk pershtaten me rregullin ligjin te drejten por akoma mbeten tek interesi personal pushteti paraja sundimi pa dhogaritur asnje pasoj katastrof apo shkatrrim njerzore kjo eshte fatkeqesi kur zoti njeriun e krijoj dhe nenat i lindin te lire kurse keta i roberojne,zoti i ullzofte e ndafte me meshire drejtesi hak gjithcka nder ne amin

  2. More djema qe sulmoni anbasadorin e ShBA ,mos u beni sherbetore te politikes se sllaveve ruse vetem se nuk ju pelqen luja. Mos luani kot me demokracine me te madhe te botes se nuk pjerdh fare ajo per tribute ballkanase sado pushtet politik ,mediatik apo gjyqesor te kene keto tribu. Amerika ta can marmiden po qe se fillon tja dredhesh muhabetin ,keshtu qe ulni koken para fuqise madheshtore te aleatit tone shba dhe shani sa te doni njeri tjetrin ..

    1. asnjes ti i ke ul bythen se bashku me ramen,vraesve frroke,perdhunuesit roshi,trafikanteve shullaz e habilaj,drogagjinjeve prenga,ndoka e tahiri qe ter bota i kerkon dhe kan nga 15 emra e mos ti ul steken ruqit,baba takut,gjelil gjonit e negjmijes.mao LU ce duni esht vet fajtor,nuk i ka faj kush qe avionin balili ja beri mushkonj si metes e rames,deri sa ju ul ne rer.

    1. asnjes ti i ke ul bythen se bashku me ramen,vraesve frroke,perdhunuesit roshi,trafikanteve shullaz e habilaj,drogagjinjeve prenga,ndoka e tahiri qe ter bota i kerkon dhe kan nga 15 emra e mos ti ul steken ruqit,baba takut,gjelil gjonit e negjmijes.mao LU ce duni esht vet fajtor,nuk i ka faj kush qe avionin balili ja beri mushkonj si metes e rames,deri sa ju ul ne rer.

    2. ku shef ti ambasad amerikane ne tiran,ter kusherinjet e komunisteve ,grat e socialisteve,kinez e dreq punojn aty ,por asnji per ameriken.ter sorrat e sorrosit aty i ke.

  3. Ju beni lajme per lexuesat e nivelit ari-t ose primitiveve shpellare.
    O Shkollak apo Andi, a e kuptoni se keshtu i beni varrin vetes?!

  4. LU-ja perfaqeson ameriken, por nuk eshte amerika. LU-ja eshte ambasadori me famekeq ne shqiperi. Ai duhet perzen dhe cuar para drejtesis, bashke me Vlahutin. Ata kanabizuan vendin, na bene kolumbi ne zemer te europes. As Rama dhe askush tjeter nuk do te mundete te bente pa mbeshtetjen e tyre.

  5. Fatkeqesisht e vertete. Sado te kompleksuar mund te jemi nga figura e ambasadorit amerikan, te mos harrojme se dy te fundit sot ndodhen ne pension te parakohshem, per arsye te paqarta. Donald Lu rrezikon te jete i rradhes.

    Sa per artikullin, nuk ka nje fjale qe nuk qendron. Marrja nga Rama e Prokurorise ne keto momente eshte vetevrasje politike per ambasdorin.

  6. zoti Bushati mos e humbisni orientimin.
    Pa vullnetin e fortè te Ambasadorit Amerikan Zotit Lu , ne Shqiperi nuk do te kishte rreform drejtesie te miratuar, dhe as shpresè per tu çliruar nga korrupsioni 27 vjeçar!
    Politika Amerikane te cilen Zoti Lu perfaqeson me se miri ,qendron mbi interresat te partive politike shqiptare!
    Hapi mire syte .
    Cilido prokuror qe te vendoset nga politika eshte karton i lagur,ashtu siç ishte Llalla kukull ne duart e te gjithe peshkaqeneve!
    Problemi eshte politik, dhe politika eshte ajo e korruptuar nga ps,pd,lsi dhe te tjeret satelit;
    Te gjithe se bashku po sabotojne rreformen e drejtesis me çdo mjet ! Nè sabotim jane aktiv direkt, Rama,Basha,Kryemadhi ,Meta ,Berisha,Llalla etj.
    Pa ngritjen e organeve te reja te drejtesis,pa ndryshime politike nuk arrestohet peshku i madh, as majtas as djathtas si tash 27 vjet.
    Keta ruajne drejtpeshimin e sistemit te kalbur!

    1. Dhe ti e di qe kjo “reforma” do jete suksese sepse … ? Deri tani suksesi i Ambasadorit eshte miratimi i nje reforme qe nuk ka sjelle asnje ndryshim pervecse te sherbeje si alibi per Ramen sa here qe duhet te justifikohet per ndonje problem te qeverisjes se tij, duke thene se pas reformes cdo gje do rregullohet.

  7. Ambasadori amerikan Lu, duhet thene per hir te se vertetes se ka qene kontradiktor midis deklarimeve e veprimeve te tij. Ne procesin e dekriminalizimit te Shqiperise, ai permendi me emra vetem deputete e kryetare bashkishe socialiste, te zgjedhur e mbeshtetur nga Rama, qe kishin te kauar kriminale. Kohet e fundit doli edhe emri i “ministrit me te suksesshem” te Rames, Tahiri, si pjese e krimit te organizuar. Asnje i tille nga opozita e djathte nuk eshte perendur me emer nga ana e tij. Nderkaq, fare hapur ai ka mbeshtetur Ramen duke ja varur atij ne qafe kemboren e “drejtesise”. Nuk me duken fort bindese aludimet se ai i paskej kerkuar prokurorit Llalla qe te arrestonte Berishen per faktin e thjeshte se nuk permenden arsyet. Per deputetet e kryetaret socialiste te bashkive, kishte prova e fakte per te kaluaren e tyre kriminale e perzjerjen ne grupet kriminale te trafikut te droges e prostitucionit. Sa per”sistemin e kalbur” qe permend ky “prokurori vullnetar” HOOK, duket kjartazi se ka nostalgji per sistemin “e shendoshe” diktatorial komunist.

  8. Jam kurioz te di se sa ka rene perqindja e mbeshtetjes se Amerikes ne Shqiperi pasi ka ardhur z. Lu ambasador ne Tirane. Para tij ka qene 97%. Kur te largohet Lu-ja besoj do shkoje maksimumi 50%.
    Konkluzioni: per shkak te ambasadoreve si z.Lu, Amerika eshte kthyer ne shtetin me pak te respektuar e te simpatizuar ne bote!

  9. E ashtuquajtura reforme ne drejtesi ishte nje projekt i Soros, i paguar nga ai i bere nga njerezit e tij dhe pritej te zbatohej po nga njerezit e tij duke shkaterruar kundershtaret e tyre, te cilet nuk jane me Soros (dhe jo per te bere drejtesi). Lu-ja dhe Vllahutin nuk jane sjelle si perfaqesues diplomatike por si njerez te interesave te sektit te Soros. Gabimi i tyre ishte se ishin te bindur 100% qe do fitonte Hillary, ndaj edhe u hapen bythesh ne ate fare feje. Pas fitores se Trump filluan ta ulin “entuziazmin” por vazhdojne punojne nen rrogoz. Nuk e di pse ShBA na sjellin ca Aziatike per ambasadore vitet e fundit (si puna e Lu-se dhe Arviziut). Kurse per Evropen skam c’te them se ka qene kurve prej shume kohesh ndaj edhe kurva si puna e kesaj kokekuqes ne forme fshese, do na sjelli per ta perfaqesuar. Te shpresojme se do te qerohet ne fund te vitit Kinezi revolucionar e komunist, Lu-ja i Rruges se Elbasanit. Emri i tij do kujtohet si nje dordolec e klloun, si reminishence e Kinezeve komunsite aleate te Enverit. Largimi i tij do te jete i turpshem.

  10. Po te ndjekesh idiotizmat e shprehura nga Ari e Sonja ,sot ku fillon e mbaron lumi Tirones , ne dy brigjet pergjat Lanes, do te quhej Bathorja, Paskuqani,ndersa Parku Rinia perballe Hotel Dajtit Tropoja Re. Karagjozlleqet e Sali Berishes e te krijeses se tij politike po shkaterrojne akoma kete vend ,duke ja nxire fytyren Shqiperise ne arenen nderkombetare. Turp tju vije ,fulliqesira te Shqiperise???

  11. Po te ndjekesh idiotizmat e shprehura nga Ari e Sonja ,sot ku fillon e mbaron lumi Tirones , ne dy brigjet pergjat Lanes, do te quhej Bathorja, Paskuqani,ndersa Parku Rinia perballe Hotel Dajtit Tropoja Re. Karagjozlleqet e Sali Berishes e te krijeses se tij politike po shkaterrojne akoma kete vend ,duke ja nxire fytyren Shqiperise ne arenen nderkombetare. Turp tju vije ,fulliqesira te Shqiperise???

  12. Problemi qendron pikrisht tek sistemi i vjeter komunist ose Katavica qe nuk u shemb as nje here; fale tradhtis se Sali Berishes!
    Aparati i dhunes dhe i propogandes te PPSH eshte infiltruar ne te gjitha partit politike dhe istitucionet e vendit ; Ka zaptuar drejtesin,parlamentin ,shtetin, ekonomin,dhe financen, duke krijuar rrethin e mbyllur “magjik” ,kleptokracin.
    Kjo situat 27 vjeçare ka sjellè pasoja shume te renda popullit me te varfer ne Europè !
    Kriminaliteti, korrupsioni ,manipolimi i vullnetit te popullit, droga,prostitucioni , skandalet, varferia, emigracioni e papunsia jane fjale te shkruara ne ballin e çdo shqiptari te ndershem.
    Sistemi i kalbur nga korrupsioni rreziston ne bllok, ndersa skandalet politike percjellin njera -tjetren çdo dite. Tahiri -Soto 840 euro ;Basha 1 miljon dollar, kjo eshte edhe diferenca matematike mes te korruptuarit dhe hajdudit!
    Njerezit duhet te jene ne krahun e SHBA- Europes si shpresat e vetme per te qene te lire nga klika Rama-Basha -Barisha-Meta !
    Populli Shqiptare duhet te marrin pjese per te permbysur kete sistem te kalbur, e te falimentuar totalisht nga çdo pikpamje. Kjo eshte rruga e vetme drejt liris, prosperitetit dhe Europes!!

  13. Shqiptaret duhet te ndajne kjarte europianet apo qofte edhe amerikanet e majte e te djathte. Bota eshte e ndare ne qendrimet politike e eshte primitivitet e naivitet te flitet me pergjithesimet “Europa” apo “Amerika”. Ka europiane e amerikane te majte qe tek”e majta” shqiptare shohin aleatet e tyre, e ka edhe te djathte qe shohin si aleate partite e djathta shqiptare qe dolen kundr PP qe ndroi emrin ne PS. Si pasoje e krizes se rende financiare dhe ekonomike, ne dhjete vjecarin e fundit ne Europe e Amerike, u trimeruan e gjalleruan majtistet, por vitet e fundit kjo situate ka sjelle edhe reagimin e se kundertes. Liberalizmi ekstremist majtist, ka bere qe popujt e ketyre vendeve ti kthehen politikave deri ekstreme te djathta duke pare rrezikun e rikthimit te mendesive komuniste globaliste. Tendenca e disa gazetareve e komentuesve qe majmunizojne nen shembullin e tyre per te krijuar pershtypjen se e gjithe politika shqiptare eshte “komunistizuar”, eshte nje marifet i djallezuar i falangave te mbetura te propogandes se enveristeve. Faktikisht ne Shqiperi per kriminalitet e trafiqe droge e trafiqe te tjera, jane shquar perseri ish punistet qe jane trashegimtare te krimeve politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *