• |
ide | kryesore

Këngëtarja shqiptare shantazh “yllit” të Milan: Dua 250 mijë euro për abortin!

F1, Sport



Shqiptarja Anita Latifi që u bë e njohur pak vite më parë në Gjermani si pjesëmarrëse në një program për talentet në muzikë. Më pas emri i saj u lakua për një lidhjej të prishur me futbollistin e kombëtares turke dhe aktualisht të Milanit, Hakan Calhanoglu. Ajo i ka kërkuar atij 250 mijë euro me arsyetimin se kishte abortuar një fëmijë që kishin nga marrëdhënia mes tyre. Futbollisti ngriti padi për shantazh.

Këtë të mërkurë ata të dy u përballën në një gjykatë në Dusseldorf. Sipas bild.de shqiptarja kishte si bashkëpunëtor edhe gazetarin Abdel H. Në korrik të 2016-ës ai kishte telefonuar këshilltarin e Calhanoglut, duke e kërcënuar se futbollisti duhet të paguajë 250 mijë euro për abortimin e fëmijës ose karriera e tij do të rrezikohej. Sipas akuzës Latifi nuk ka qenë ndonjëherë shtatzënë.

Shqiptarja kundërshtoi duke deklaruar se futbollisti nuk pranonte atësinë dhe i kishte bërë presion që të abortonte. Vetë “ylli” i Milanit pranoi lidhjen me shqiptaren, por mohoi akuzat. “Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”, – tha ai. Seanca e radhës është 20 dhjetor./lapsi.al/



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *