• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut: Mund të godasim të gjithë kontinentin e Amerikës me raketën e re

Planet, Të fundit



Koreja e Veriut ka lajmëruar se ka testuar me sukses llojin e ri të raketës balistike ndërkombëtare (ICBM), që mund të godasë të gjithë kontinentin e Amerikës.

Televizioni shtetëror tha se Peniani e ka arritur misionin e tij për t’u bërë një shtet nuklear i kapaciteteve të plota. Raketa “Huasong-15” e përshkruar si “më e fuqishmja” ndonjëherë, u lëshua gjatë natës në orët e para të së mërkurës. Koreja e Jugut e dha e para alarmin për këtë raketë.

Map of North Korean missile fired on 29 November 2017

Ajo u hodh në ujërat japonezë, por fluturoi më lart se çdo raketë tjetër që Veriu kishte testuar më parë. Lajmi u raportua nga vetë mediat shtetërore koreano-veriore në  një transmetim special gjatë mesditës në agjencinë e lajmeve KCNA.

Peniani tha se raketa arrin në një lartësi prej 4475 kilometrash dhe arrin të përshkojë 950 km në 53 minuta. Koreja e Veriut edhe më parë tha se raketat e saj mund të godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo ishte hera e parë kur ata deklaruan se raketa e provuar së fundmi mund të godasë të gjithë kontinentin.



1 Comment

  1. politikat ne fillim te shekullit te kaluar ,u projektuan per nje qellim,sundimin pushtetin paran ,u percaktua ne faza por tani kemi kulmin ,rendimentin ,sikur gjith te flasim te tendosur dhvillojme rraketa balistike dergojme satelit ne hapesire dhe bejme te pamunduren qe te zhvillojme ate cfar shkatrron kundershtarin ,cfar ndoll ,shkatrrohemi te gjith,nderkohe qe shkatrrimin dhe demtimin e vet askush se don ,por qe keti vrulli si shpeton dot ,sepse nga erdhe prej ku dolem ska kthim pas ,ne gjithesi ska vend te rezervuar per ne token po e shkaterrojme me duart tona,ka vetem ecje perpara ,sipas percaktimit zotit ,por qe ne po kerkojme vet ,cfar meritojme me sherbimin qe i bejme dhe kjo eshte e keqa dhe gjithnje me e keqa ne zhvillimin e vet,sikur gjith njerzit te ishin perballe njeri tjetrit ,do kishin shum per ti thene njeri tjetrit rrezik do ta shqyenin njeri tjetrin nga urrejtja dhe hakmarrja ,shkaqet egoja pushtetit dhe parase ,por sikur te bindeshin qe padrejtesia nuk ka gje shpetuese ne te vec negativitetit dhe se drejtesia eshte plot gjalleri plot jete siguri paqe shpetim vula zgjilljeve ajo qetson shpirtit dhe frenon egon ,kurse egoja shkatrron shpirti dhe gjithcka ,mendoj qe do jete pik shprese pik mirkuptimi ,pik marrveshje pik kthese ,,mbasi arritem aty ku po gjejme ate cfar asnjerit banore te tokes shpirti tije per veten e tije sja don por pacmangeshem ram ne kurthin e veprimit tone si gjini njerzore,prej nga ku kemi rene dilet vetem permes te vertetes as me pak dhe as me shum ky eshte mendimi im i thjeshte ,per situatat aktuale ne rrang global ,nese dikush e vlerson dhe perkrahe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *