• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i Bashës: Nesër në parlament nuk duhet lejuar miratimi i projektbuxhetit 2018

Lajme, Të fundit



Opozita është shprehur kundër buxhetit të propozuar nga qeveria dhe sot kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë para mediave për të informuar për qëndrimin që do të mbajë kjo forcë në parlament.

Basha tha se nesër Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e parave të pista e rrënimit por kjo sipas PD nuk duhet lejuar.

Nesër Rama ka ndërmend të finalizojë nen për nen buxhetin e parave të pista, të rrënimit të mëtejshëm, të ndotjes së Shqipërisë. Qëndrimi i PD-së ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër këtij pr/buxheti që duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie që ne nuk do ta lëmë të miratohet. Pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në parlament. Ne do të paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë në radhë të parë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është propozuar këto 4 vite. Janë pjesë e programit ekonomik të PD-së, i hartuar me mbështetje të ekspertëve ekonomikë”, – tha Basha.



1 Comment

  1. buxheti i 2018 eshte me i miremenduari dhe me optimali, problemi i gjithckaje eshte tek nje opozite qe perdore cdo mekanizem per te mashtruar publikun sepse ishin mesuar qyl te mos paguanin asnje detyrim, e pra per ta pastuar vendin ka nevoje per te tilla nisma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *