• |
ide | kryesore

Provokon imami: Mos e festoni Ditën e Pavarësisë, është haram!

Lajme, Të fundit



Imami Arman Ali, i njohur për qëndrimet e tij shpesh herë radikale u ka bërë thirrje besimtarëve myslimanë të mos e festojnë 28 nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Në një shkrim të gjatë të bërë në Facebook, ai thotë se ajo është “haram” dhe myslimanët as nuk duhet të urojnë njëri-tjetrin këtë ditë.

“Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te urojë për to pasi nuk ka asnje argument fetar qe ta lejoje nje veprim te tille. Edhe pse evenimente te ngjajshme mund te realizoheshin ne periudhen e gjenerates se pare te Islamit kur ishte gjallë i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kater kalifët e drejte pas tij, megjithate ata nuk vepruan dicka te tille. Kjo tregon se dicka e tille nuk eshte vecse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët musliman jane urdheruar qe mos ti ngjasojne atyre ne asgje” – shkruan Ali.

“Festa Pavaresie apo perkujtime te tjera kombetare nuk i festoi e as i ligjeroi i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem. Ai nuk e festoi shpernguljen e tij (hixhretin), as krijimin e shtetit te pare islam. Keto festime dhe urime nuk u vepruan as nga katër kalifët e drejtë e të udhëzuar. Nuk u vepruan as nga kalifët emeuit kur pushteti kaloi ne duart e tyre. Nuk u vepruan as nga kalifet abasit kur hypen ne pushtet. Nuk u vepruan as sulltanët e Perandorise Osmane. Gjate gjithe kesaj historie te gjate islame me shtete dhe perandori qe njohen zgjerime dhe tkurje te ndryshme askush nuk festoi festa te tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët” – shkruan imami.

Ai thotë se te muslimanët janë vetëm dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. Ai thotë se është eshte harram per besimtaret muslimanë cdo lloj feste tjeter vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditelindje personale, martese dhe cdo lloj perkujtimi tjeter ne shenje hidherimi per vdekjen e dikujt, cilido qofte ai.



11 Comments

  1. patjeter qe eshte haram pasi shqiponja dy kokeshe i tmeron se me ate shqiponje te shenjte jane larguar turqit dhe do te largohen funderinat e tyre nga kjo toke Arberore

  2. Verej se kete “lajm” e kane botuar gjithe gazetat shqiptare. A ja vlen ti jepet kaq shume rendesi marrezive te ketij injoranti ekstremist islamik ? Ka te tille vertete ne Shqiperi e ne gjithe boten, por me ta duhet te meret drejtesia e jo mediat. Parimi i pamvaresise e patriotizmit eshte i legalizuar me ligj e kush e shkel kete ligj, duhet te pergjigjet para drejtesise.

  3. Po normal, te merresh 10 apo 20 vjet me shplarje truri, kto traplleqe do thuash.

    Ne Amerike kush predikon per nazizimin, denohet me burg.

    Duhet edhe ne Shqiperi kjo gje. Kush predikon kunder kombit (flamur, himn, ditet kombetare, etj) duhet te denohet.

    Atdhetari

  4. E para ti as shqip nuk duhet te flasesh… se me vjen turp te me permendesh shkronjat e alfabetit tim… E dyta me shkoll apo pa shkoll se ti hiqesh dhe si teolog i madh se ne krahinat e Shqiperise nuk ngeli njeri pa shkoll te lart dhe jo e jo pa mbaruar dhe per teologji beni sikur keni njohje per fene dhe ligjeroni per te…. E treta Shqiptaret musliman apo te krishtere nuk kane vendosur fene ndonjeher para atdheut dhe para familjes se madhe prandaj mos na bej per te qeshur me ket dite me shi

  5. Kush e ka bere imam kete rrote K… .! Ky eshte bere vete me duket per te mbledhur me budallenjte rreth vetes e ti vjedhi ndonje lek duke i shku neper varrime.

  6. Ashtu eshte bastard arabie po ske faj ti faj kane keto mediat e leshit qe botojne traplliqet e tua o mbetje anadolli…..

    1. @ i paemere: 1.bastard arabie, 2. mbetje anadolli = ksenofobi, racizem, nxitje urrejtjeje nder-fetare dhe nder-etnike = kriminel!

  7. Ja dhe nacionalistet e k()rit u preken, b()th()rat qe shesin motrat dhe nenat neper europe per dokumenta, pederat qe slene vend pa share vendin e tyre, 120.000 aplikusat per llotari amerikane, ktu u percellon sumatriçja.. Une sfestoj vitin e ri, surprise motherfuckers!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *