• |
ide | kryesore

Shqipëria larg të qenit një shtet social, vetëm një në 15 të papunë përfiton asistencë sociale

Lajme, Të fundit



Shqipëria është larg të qenit një shtet social dhe një shtet i mirëqenies, siç do të donte pjesa dërrmuese e shqiptarëve, dhe këtë gjë e vërtetojnë mjaft mirë edhe shifrat. Një studim i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Ilo, tregon se situata është alarmante, jo vetëm në terma absolutë por edhe në krahasim me vendet e tjera të botës.

Këto shifra, të ilustruara edhe grafikisht, tregojnë se, në Shqipëri vetëm 6.9% e të papunëve përfitojnë asistencë monetare. Shifra, jo vetëm që është tepër larg 100%, që në vendet më të zhvilluara të botës, dhe kryesisht në Europën veriore janë një standard mëse normal, por e vendos Shqipërinë ndër vendet e fundit në listë në Europë dhe Azinë Qendrore.

Në botë ndërkohë është e 12-ta nga fundi në këtë drejtim. Rezulton se, në Europë më keq se vendi ynë është vetëm Bosnjë-Hercegovina dhe Turqia. Shifra tregon se, praktikisht, vetëm një në 15 të papunë përfiton asistencë në vendin tonë.

Por ajo që e bën edhe më alarmante situatën është fakti se, në vitin 2000, kjo normë fiksohej në 10.2%. Kjo do të thotë se, vendi ynë jo vetëm që nuk ka bërë hapa para për t`iu afruar standardeve europiane, por është larguar edhe më tej nga këto standarde.

Gjithsesi, duhet theksuar fakti se, në raportin e ILO—s, të dhënat i referohen atyre të fundit të disponueshme, e që në rastin e Shqipërisë në pjesën dërrmuese i referohen vitit 2015. /scan/

Image



1 Comment

  1. qelbesirave nje miljon ju mjafton leshi i negjmijes qe u jep rama,ashtu siq ju mjaftonte bari e jongja gjat kohes se monstres enver.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *