• |
ide | kryesore

(Video) I jep fund jetës në sallën e gjyqit në Hagë ish-gjenerali i akuzuar për krime lufte

Planet



Ish-komandanti i trupave kroate të Bosnjës, Slobodan Praljak, i dha fund jetës duke pirë helm në gjyq në Hagë.

72-vjeçari akuzohej për krime lufte në Bosnje. Ai u dënua me 20 vite burg. Teksa po i rikonfirmohej dënimi, ai deklaroi se ishte i pafajshëm dhe ktheu një shishe të vogël me helm.

Ai ndërroi jetë në spitalin e qytetit të Hagës, pak orë pasi ishte dërguar nga autoambulancat.

Krahas urdhërave për vrasje e diskriminim etnik ndaj myslimanëve të Bosnjes, ish-gjenerali kroak akuzohet për urdhërin e shkatërrimit të urës shekullore të Mostarit në vitin 1993.

©LAPSI.AL 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *