• |
ide | kryesore

“Vjen kryeministri në Vlorë, të gjithë në shesh”

Lajme, Të fundit



Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale komenton dështimin e mitingut që kishte planifikuar Edi Rama në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.

Sipas ish-kryeministrit, Rama kishte planifikuar një miting madhështor, por përfundoi në një sallë bashkie duke u mallëngjyer nga elozhetë e kryebashkiakut, Dritan Leli.

Berisha publikon edhe një mesazh që i është dërguar punonjësve të bashkisë dhe administratës që njerëzit të mblidhen në shesh për Ramën, por me ç’duket, kjo ‘kërkesë’ është injoruar.

“Noriega kishte planifikuar një miting madhështor në Sheshin e Flamurit për 105 vjetorin e Pavarësisë. Por hashashi që mbushi këtë shesh dhe makina në flakë në bulevardin kryesor, e katandisën në vetmi të frikshme fitimtarin humbës. Ai përfundoi në një sallë të bashkise duke u mallëngjyer nga përjargiet e Lelit të frymëzuar nga veset e tij.

Këtu keni edhe urdhërin nga DAR dhe Bashkia e partisë për punonjesit peër mitingun në Sheshin e Flamurit, që dështoi pa u mbledhur!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *