• |
ide | kryesore

Emergjencat Civile pranë Kryeministrit llogarisin dëmet e deritanishme nga përmbytjet

Lajme, Të fundit



Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit informon për gjendjen në vend si pasojë e motit me reshje.

Sipas këtij komiteti, mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me reshje mesatare dhe të larta shiu, të cilat priten të intensifikohen më 30 nëntor – 2 dhjetor në gjithë territorin e vendit.

Pasqyra e problemeve kryesore të evidentuara:
Siguria e jetës- Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë punës në Shkodër. Janë evakuuar 20 persona në Gjirokastër, 7 në Berat dhe po evakuohen 10 në Tiranë.

Rrugët- Kryesisht të lira. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Probleme në Autostradën Tiranë-Durrës dhe në disa rrugë dytësore, që janë pastruar. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Energjia elektrike- Ka pasur problem furnizimi me energji te dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera.

Uji- Dëmtime të pjesshme të ujësjellësit të Bulqizës, pa u ndërprerë furnizimi.
Shkollat- Është ndërprerë mësimi në të gjithë shkollat e vendit.
Banesat- Janë përmbytur 10 banesa në Kamëz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *