Beyonce dhe Jay Z kanë nga një karrierë të suksesshme muzikore, por nuk mund të themi të njëtën gjë edhe për jetën e tyre personale. Që nga viti i kaluar, ‘Bonnie and Clyde’u vunë në qendër të lajmeve për një krisje të martesës së tyre pas tradhëtisë së reperit. Megjithatë kjo mbeti në nivelin e thashethemeve deri kur vetë jay Z e pranoi publikisht tradhëtinë ndaj bashkëshortes. Gjatë bisedës me Dean Baquet, reperi rrëfeu se ndihej shumë keq për plagët dhe dhimbjen e madhe që i kishte shkaktuar bashkëshortes. Megjithatë ai nuk pranoi të zbulonte emrin e femrës me të cilën e kishte tradhëtuar divën e muzikës pop.