• |
ide | kryesore

Këngëtarja shqiptare shantazhon futbollistin Hakan Calhanoglu, e vërteta në gjykatë

F1, Paparazzi



Anita Latifi, një këngëtare shqiptare e njohur në Gjermani për pjesëmarrjen e saj në spektaklin “DSDS”, sot është paraqitur përballë një jurie krejt ndryshe nga ato me të cilat është mësuar në karrierë. 21-vjeçarja është paraqitur para një trupe gjykuese për akuzën e shantazhit ndaj futbollsitit të njohur turk Hakan Çalhanoglu.
Sipas akteve të akuzës, Latifi me ndihmën e gazetarit Abdel H., kishin tentuar të mashtronin futbollistin i cili në atë periudhë aktivizohej me Leverkusenin. Në sallë u paraqitën provat se gazetari kishte telefonuar menaxherin e lojtarit dhe i kishte kërkuar 250 mijë euro dëmshpërblim në emër të shqiptares, duke insistuar se ajo kishte abortuar. Ai e kishte kërcënuar se në të kundërt do të tregonte gjithçka në shtypin rozë në Germani.
Sipas fakteve të paraqitura sot në gjykatë, Anita Latifi nuk kishte qenë asnjëherë shtatzënë. Por pasi Çalhanoglu kishte refuzuar të paguante, ajo kishte deklaruar në media të ndryshme se kishte qenë shtatzënë dhe se kishte abortuar vetëm pas insistimit të këshilltarëve të lojtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *