• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon mësimin në të gjithë vendin

Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme mësimi do të pezullohet në të gjithë vendin. Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin.

“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.” – thuhet në njoftimin e ministrisë.

Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *