• |
ide | kryesore

Përmbytjet, evakuohen 7 familje në Gjirokastër. Rrezikoheshin nga vërshimi i ujit

Lajme



Shtatë familje rome janë evakuuar në Gjirokastër pasi rrezikoheshin nga përmbytja. Ata strehoheshin në disa baraka pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë.  Bashkia Gjirokastër ka siguruar strehim të përkohshëm të tyre në konviktin e Shkollës Pedagogjike. Gjirokastra është një prej qarqeve ku intensiteti i reshjeve pritet të jetë shumë i lartë.  Liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati, duke e bërë të vështirë kalimin në rrugën nacionale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *