• |
ide | kryesore

Shkodra qarku i parë që përmbytet, shumë zona pa energji elektrike

Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë shënuar përmbytjet e para në Shkodër, ku uji ka mbuluar hapësira të konsiderueshme. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, në Ana Malit janë me prezencë uji rreth 40 ha tokë nga prroji i përbashkët me Malin e Zi

Në Rrethina mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat. Në lumin Kir prurjet janë normale.

Në Njësinë Administrative Postribë mungon energjia elektrike që në mëngjes Në Berdicë mungon energjia elektrike ne gjithe fshatrat, prezencë uji ka në një pjesë të segmentit ku po punohet në rrugën Shkodër-Velipojë.

Në Guri i Zi ka patur disa herë ndërprerje të vogla te energjise elektrike por qe eshte rikthyer. Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonen fushore te fshatit Rrenc, toke e cila eshte e pa kultivuar, raporton ora news.

Ka prezencë të ujit në aksin nacional Shkodër-Mjedë. Lumi Kir ka rritur ndieshëm prurjet. Në Velipojë mungon energjia elektrike në gjithe territorin për rrjedhojë dy hidrovoret nuk janë në pune. Tokë kënetë e përmbytur është afro 80 hektarë.

 



3 Comments

  1. Te pakten kur te ikin dritat sdo thone me “kemi arritur minimumin historik te rrezervave ujore ne kaskadat e drinit”

  2. nuk kemi te drejte te paragjykojme as te kerkojme dhogari mbasi per cdo problem ka aq administrata pergjegjese ne bote qe administrojne saqe mund te zgjillnin problemet e cdo planeti po te ekzistonte cilivizim ,fjala eshte kemi nje sistem bankare ,boterore ,dhe disa sisteme ku gjitha bashke perfshijne zhvillimin,ku te bie ne sy papushim ,nga zhvillimi i pakontrolluar dhe shfrenuar u prish ambjenti demtua cdo gjallese ,dhe tani erdhen problematikat ne cdo fushe ,por ajo qe na llemb me shum eshte sistemi financiare taksat ne rritje dhe vartesia por demet qe na shkaktojne ato qe tjereve ju caktojne taksa jan pa llogari ne ajr shendet tek bima prollimi ilacet per bime duke u bere kosto te shumfishta ne cdo fush te jetes , tashme ka vend analize te thelle ne tre studime zhvillimi te ketije 100 vjecatri te shkuar 1 ne fillim ,2 i ne mes pas 300vitesh dhe 3 nje tani si ishte sistemi taksave dhe zhvillimi rendimenti dhe fitimi , dhe te dilet tek reciprociteti e drejta haku jo deshirat interesat duke dal nga kuptimi cdo gje e cila u perqas ne fillim si dobi njerzore dhe e drejte njerzore ,tashme te gjith din te dhogarisin dhe gjith i kan mprehe lapsin kush ben dem ne ambjent tjereve duhet te cdemtojne drejtperdrejte te demtuarit ne mbjellim dhe skorrim as minimalen dhe kerkohet taksa ne punojme pak semuremi nga ndotjet dhe askush spergjigjet vecse duan taksa po vjen momenti qe te vendoset reciprocitet dhe te qartesohet fjala e drejt hak mbasi duam edhe ne te jetojme ,dhe duam dhe ne mundesi mbasi soti na krijoj gjithcka te mire pastert dhe urrdheroj rregullin drejtesin ne nuk kemi faj se keqmenaxhoni dhe shkatrroni gjithcka dhe pastaj filloni kerkesat taksat per cdo gje ku mendoni se keni humbur per te nxjerr fitimin aty ku mbi baza shkencore filozofike psikologjike morale njerzore nuk del,nese duhet te pranojme humbjen ate ta pranojme me drejtesi baz popullsise zhvillimit dhe teknologjise jo te paguajm taksa pa zhvillim pune mundesi nje grup njerezish si shtetet me te zhvilluara ,kjo nuk mund te spjegohet ky eshte mendimi im rreth zhvillimit te pakontrolluar kostot qe sjell dhe te drejtat njerzore mundesite ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *