• |
ide | kryesore

24 orë pas furise 3 mijë familje janë përmbytur, 23 shkolla të dëmtuar

Lajme, Të fundit



Gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile doli se rreth 3 mijë shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet, ndërsa mbi 200 banorë janë larguar nga banesat e tyre. Bilanci u dha nga këshilltari i kryeministrit Sandër Lleshi.
“Kjo sasi reshjesh ka qenë më shumë se në kulmin historik. 266 persona janë shpëtuar në kushtet e emergjencës. Kanë funksionuar pa asnjë problem hidrovoret gjë që është shumë e rëndësishme. Kemi 3300 banesa dhe familje të prekura e të dëmtuara. 23 shkolla nuk janë në gjendje ta rifillojnë mësimin për arsye të dëmtimit”, tha Lleshi.
Një tjetër furi pritet të ketë edhe natën e së premtes. Situata do të përkeqësohet nga reshjet dhe prurjet e lumit Vjosa dhe banorëve në jug i është bërë thirrje të largohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *