• |
ide | kryesore

Alarm pranë Vjosës, Shemsi Prençi thirrje banorëve të braktisin shtëpitë

Lajme, Të fundit



Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi paralajmëron përkeqësimin e situatës përreth Vjodës pas orës 18 të së premtes. Në një deklaratë për Report TV, Prençi i bëri thirrje banorëve të largohen dhe të braktisin shtëpitë, pasi gjendja është alarmante.
“Situata pritet të vështirësohet pas orës 18:00, në mesnatë dhe deri në orët e mëngjesit. Është alarm për të gjithë banorët që të bëjnë kujdes dhe të mos afrohen në hartën që u prek edhe në 2015. Ka nisur evakuimi vullnetar, ndërsa do të vijojë nga ushtria. Situata më kërcënuese do të jetë nga ora 18:00 deri në mëngjes për të vijuar më pas nesër, por në datë 3 dhe 4 reshjet do të jenë më të ulëta duke mos përbërë kërcënim”
Aktualisht 50 familje janë evakuuar në Novoselë, ndërsa operacioni vijon për të larguar të gjithë banorët që janë në rrezik.



2 Comments

  1. Edhe une bej thirrje por askush nuk me degjon,sepse nuk ka as korrent dhe as radio,pastaj sa kollaj eshte te thuash qe bera thirrje,kujt ..askush nuk degjon dhe askush nuk beson.Thirrje duhet ti besh vehtes jo sot por qe kur lind.Mjere ata qe jane ne kete situate.

  2. tashme per njerzit thirrjet jane nga gjitha llojet ,me rralle gjithnje e ne rritje ikni nga kjo dhe ajo deri ne rritjen e kuptimit dhe ndergjegjes per te gjith per te kuptuar shkaqet dhe burimin me nje fjale te pergjilleshme o njerez largohuni nga padrejtesia sepse ajo eshte shkaku dhe burimi i cdo te keqe mbi siperfaqen e tokes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *