• |
ide | kryesore

Bllokohet furgoni në mes të rrugës, 10 pasagjerë apelojnë për ndihmë

Lajme, Të fundit



Një furgon i linjës Kalesë-Sarandë ka ngelur në mes të rrugës në Delvinë për shkak të motit të keq në rrugën Fushë Vërri-Kalesë. Në furgon ndodhen 10 persona të cilët kërkojnë ndihmë.

Për tu hapur rruga duhet një eskavator. Ndërkohë një banor i kontaktuar nga Ora News tha se janë 10 persona që prej më shumë se dy orë kanë ngelur në mes të rrugës. Ai thotë se nuk i ka ardhur askush në ndihmë.

“Jemi 10 veta qe rrezikohemi, nuk ka ardhur aksush në ndihmë. Rrezikojme jetën. Këtu nuk vijnë dot emergjencat, jemi si në ishull. Edhe helikopteri nuk ka ku të ulet. Kerkojmë ndihmë. Kemi rreth dy ore qe jemi në mes të rrugës”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *