• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Veliaj shkarkoi Liqenin e Kasharit, përmbyti autostradën dhe bizneset!

Lajme, Të fundit



Një nga zonat më të dëmtuara për shkak të përmbytjes natën e kaluar ka qenë ajo në autostradë. Uji vërshoi si kurrë ndonjëherë duke kaluar trafikndarëset, duke bllokuar qarkullimin në të dy krahët dhe duke përmbytur bizneset. Shkak për katastrofën sipas kryetarit të bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismailaj ka qenë shkarkimi i Liqenit të Kasharit dhe bllokimi i kanaleve kulluese për shkak të palmave në anë të autostradës. Fajin për hapjen e liqenit të Kasharit, thotë Ismailaj e ka kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Bashkia e Vorës është në krye të detyrës dhe po kryen të gjitha funksionet e saj. Nga informacionet që kemi, në lidhje me përmbytjet që kanë ndodhur tek City Park, tek Mercedes-i, tek Qafa e Kasharit, kanë ardhur si arsye e bllokimit të kanaleve që administrohen nga Bashkia e Tiranës. Ato kanale të mos zihen me palma, siç janë zënë aktualisht, por kanalet të jenë të pastruara dhe uji të shkojë në pjesën e vetë. Kemi informacione që edhe Liqeni i Kasharit është hapur nga reshjet e dendura të shiut duke krijuar këtë situatë” tha Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili.
Mbjellja e palmave kushtoi 600 mijë euro, por zëvendësimi i tyre do të kushtojë edhe 2.5 milionë euro të tjera. Për pasojë është shkatërruar autostrada Tiranë-Durrës, si dhe qindra biznese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *