• |
ide | kryesore

Libri bombë që zhvesh mitin/ Fytyra e vërtetë e arkitektit të dashur të Hitlerit

F1, Planet



Albert Speer është një fenomen. 35 vjet pas vdekjes së tij dhe 70 vjet pas dënimit me 20 vjet burg në Procesin e Nürnbergut ende shiten qindra libra të tij. Në librin «Kujtimet» («Erinnerungen», 1969) dhe në «Ditarët nga Spandau» («Spandauer Tagebücher», 1975) ministri për armatim dhe arkitekti më i dashur i Hitlerit e prezanton veten si ekspert jopolitik, i cili kishte krijuar rregull në fushën e armatimit dhe në të vërtetë s’kishte të bënte asgjë me të mëdhenjtë e nazistëve.
Në Gjermaninë e pasluftës shumë njerëz i besonin këtij rrëfimi mbi një qytetar të mashtruar.

Po si paskësh qenë e mkundur që Speer mos ketë ditur gjë për zhdukjen e hebrenjve dhe luftën shfarosëse, ndërkohë që jehona e saj kishte arritur deri në veshët e njerëzve të thjeshtë?
Shumë legjenda mbi Albert Speerin ndërkohë janë demaskuar. Tani historiani Magnus Brchtken, zëvendësdrejtor i Institutit të Mynihut për Historinë Bashkëkohore, ka botuar një biografi gjithëpërfshirëse, kritike të Speerit, në të cilën dekonstrukton ngrehinën me gënjeshtra. Në vijim disa prej përrallave më të njohura të Speerit ballafaqohen me të vërtetën nga arkivat:
Më 4 dhjetor 1930 25-vjeçari Albert Speeri dëgjoi një fjalim të Adolf Hitlerit në Berlin. Më vonë ai këtë fjalim e kishte quajtur moment të zgjimit. Brechtken e quan këtë një «shpikje dramatizuese», sepse Speer më së voni nga vera e vitit 1930 ishte anëtar i Klubit Automobilistik Nacionalsocialist (NSAK).

Më 1 mars 1931 Speer u anëtarësia në (partinë e Hitlerit) NSDAP dhe në Sturmabteilung SA (trupa paramilitare e NSDAP-së), pra anëtarësimi ndodhi në një moment kur nuk mund të parashikohej një qeveri e Hitlerit.
Përfundimi i Brechkenit: me gjasë Speer, bir i një familjeje aristokrate, i cili financiarisht qëndronte mirë, që atëherë e shihte nacionalsocializmin si çelës për rrugën e tij të mëtejme jetësore. Pas luftës Speer u përpoq t’ua mbushë mendjen njerëzve se kishte qenë naiv kur iu kishte bashkuar kësaj hordhie. Në lidhje me këtë Brechtken shkruan: «Speer nuk ishte naiv, ai punoi për marrjen e pushtetit».

Speer vazhdimisht tregonte se si e kishte zbutur urdhrin famëkeq Nero të Hitlerit më 15 mars 1945 dhe kështu kishte shpëtuar pjesë të mëdha të industrisë. Meqë lufta ashiqare ishte humbur, Hitleri dha urdhër të shkatërrohen të gjitha impiantet e transportit, industrisë dhe furnizimit si dhe asetet materiale, të cilat mund t’i hynin në punë aleatëve. Në të vërtetë urdhri u modifikua disa herë, por nuk ishte Speer ai që kërkoi përfundimin e luftës, shkruan Brechtken. Madje ai kishte propozuar që të gjitha njësitë e ëehrmachtit (ushtrisë së Hitlerit) dhe Volkssturmit (armatës territoriale) të koncentrohen në Rajnë (Rhein) dhe në Oder për t’i ndalur armiqtë.
Rrëfimi i Albert Speerit, sipas historianit, është një manovër për zhvendosjen e vëmendjes. Brechtken e quan këtë ministër një «person që e ka zgjatur luftën»: «Veprimet e Speerit tregojnë një njeri që përkundër të gjitha kundërshtimeve dhe humbjeve e mbështeste luftën me qëllim të shtytjes së iluzionit për fitoren përfundimtare».
Sipas Brechtken në Nürnberg, Speer, prezantoi një «argument» shfajësues, duke përhapur përrallën se kishte planifikuar një atentat ndaj Hitlerit. Kjo nuk ishte fare e vërtetë. Të akuzuari e tjerë u zemëruan, por legjenda mund të lexohej edhe dekada më vonë.
Kështu në biografinë e Hitlerit të shkruar nga Joachim C. Fest (1973) thuhet: «Në shkurt 1945 në “dëshpërim” e sipër ai përgatiti planin t’i vrasë banorët e bunkerit të Hitlerit duke futur helm të gaztë në impiantin nëntokësor të ajrosjes; por, zbatimin e planit e pengoi një difekt i sistemit të ajrosjes që prishi planin». Pas lirimit nga burgu të Speerit Fest punoi me të në shkrimin e «Kujtimeve».
«Natyrisht unë nuk e kam ditur për zhdukjen e çifutëve, këtë e dëgjova në proces», tha Speer në Nürnberg duke nënkuptuar procesin deportimit dhe shfarosjes. Ai tha se kurrë nuk kishte dëgjuar për parimin «shfarosje përmes punës», në një ndërmarrje gjermane, sipas tij, diçka e tillë përjashtohet.
Shumë akte dhe «Kronika e zyrave të Speerit» e kundërshtojnë këtë fuqishëm – por të dhënat rënduese mbi bashkëpunimin e ngushtë të Speerit me SS-in nuk i kishte gjykata e asaj kohe. Aty për shembull saktësohej se në shtator 1942 planifikohej «zgjerimi i kampeve në Auschëitz për shkak të shpërnguljes nga Lindja». Shpërngulja nga Lindja ishte një përshkrim cinik për deportimin e hebrenjve; për këtë qëllim Speer ëeli fondin me 13,7 milionë marka të Rajhut.
Përgjegjësinë për miliona punëtorë skllevër në ndërmarrjet për prodhimin e armatimit, për shembull në fabrikat e kampit Mittelbau-Dora, ai ua ngarkoi të tjerëve. Kështu Speeri i zgjuar, i cili ishte i akuzuari i vetëm që e pranoi gjykatën dhe foli për një përgjegjësi të përgjithshme për krimet (jo për fajin e tij individual), arriti të fshehë shumë gjëra – dhe kjo mbase e shpëtoi nga varja.
Lista do të mund të vazhdohej, në «Kujtimet» e Speerit pak gjëra nuk janë zbukuruar, stilizuar dhe përpunuar. Përfundimi i Magnus Brechtkenit është ky: «Më mirë sesa ajo që ka treguar Speer për veten pas vitit 1945, është analiza e veprimeve të tij që na bënna e bën të kuptojmë çfarë ka ndodhur realisht». Ndryshe nga sa është menduar deri më sot për Albert Speerin, Brechtken e sheh atë  si «një figurë qendrore e luftës pushtuese dhe shfarosëse».

Magnus Brechtken: Albert Speer. Eine deutsche Karriere. Siedler-Verlag München 2017. 900 [Albert Speer. Një karrierë gjermane]. (Tages Anzeiger/pergatiti Dialog plus)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *