• |
ide | kryesore

Nuk përgjigjej në telefon, nuk hapte as derën, studentja shqiptare gjendet e vdekur në konvikt

Lajme

Një 21-vjeçare shqiptare, studente në Itali është gjetur e pajetë në dhomën e saj në Shtëpinë e Studentit E3 në rrugën “Fabio Severo”, në Trieste. Trupi shëndetësor i 118 kanë bërë të pamundurën për ta shpëtuar, duke praktikuar një reanimin kardiovaskular për më shumë se një orë por çdo përpjekje për të renë Floriana Xheka, vetëm 21 vjeçe, ishte e kotë.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 20:40 një telefonatë ka mbërritur në numrin e urgjencës 112. Një studente e re ishte në gjendje të pavetëdijshme, rëndë. Shumë rëndë. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e ambulancës dhe trupës së urgjencës. Mjekët kanë hyrë në dhomën e 21-vjeçares dhe kanë nisur veprimet frenetike për ta shpëtuar. Por pas një ore iu është dashur të dorëzohen dhe të deklarojnë vdekjen e shqiptares Xheka.


Në vend kanë ndërhyrë edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit. Sipas disa dëshmitarëve okularë të pranishëm, studentja shqiptare nuk i është përgjigjur thirrjeve në celular ose kujt i kishte trokitur në portë që në orët e para të pasdites., raporton bw. Nga të dhënat e para duket se ka qenë një kolaps. Një arrest i mundshëm kardiak ka ndodhur me sa duket kur ajo ka qenë vetëm në dhomë që ndoshta nuk i ka lënë as kohë për të kërkuar ndihmë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.