• |
ide | kryesore

Pamje të frikshme në Fushë-Krujë, shembet ura që lidh 4 qytete

Lajme, Të fundit



Pas shirave të shumtë të orëve të fundit, situata paraqitet shumë problematike në Fushë-Krujë. Mësohet se lumi Derven ka dal nga shtrati, duke përmbytur kështu 1500 familje. Sakaq e pakalueshme është rruga Fushë Krujë-Milot pasi asfalti është çarë dhe është shembur ura e Drosë.

Ndërkohë ura në rrugën dytësore Fushë-Krujë-Milot është shembur mbrëmë, ndërsa pamjet janë tepër dramatike. Ura lidh 4 qytete; Fushë-Krujë, Mamurras, Laç dhe Milot. Shkak i shembjes është bërë niveli i lartë nivelit të ujit të lumit, i cili është i rrëmbyeshëm.

Mësohet se uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe njerëzit kanë hipur në katet e dyta në Fushë-Krujë. Është hera e dytë që qyteti i Fushë-Krujës përmbytet. Në Derven dhe disa zona të tjera niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra. Vetëm në fshatin Feminë janë 50 familje që kërkojnë ndihmë. Ndërkohë, aksi Fushë Krujë-Vorë është i kalueshme me vështirësi. Sakaq, në shumë zona mungon energjia elektrike.



2 Comments

  1. Ore ca behet ne kete vend, keta njerez duhej te ishin evakuar me kohe, cfare jane keta plera qe jane drejtora e ministra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *