• |
ide | kryesore

Përmbytjet në nënstacion, këto zona në Tiranë do të vuajnë nga mungesa e ujit

Lajme, Të fundit
uje1-905x395.jpg



Mëngjesin e kësaj dite të premte, shqipëria është zgjuar nën ujë. Ndërkohë shirat e vazhdueshëm kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe të vendit. Ndërkohë, si pasojë e këtyre përmbytjeve është ndërprerë energjia elektrike edhe në disa nënstacione elektrike, duke ndërprerë jo vetëm energjinë elektrike, por edhe funizimin me ujë të pijshëm në Tiranë.

Kështu njoftohet se:

Kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar përmbytje në N/Stacionit Elektrik të Kasharit për pasojë stacionet e pompimit të Bërxullit, CocaCola dhe Laknas janë përkohësisht jashtë funksionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Gjithashtu po nga reshjet e dendura është shkaktuar turbullirë në Liqenin e Bovillës, për pasojë impianti i përpunimit të ujit të Bovillës momentalisht nuk është në funksion.

Në zonat e mëposhtme do të ketë kufizime të furnizimit me ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe përmirësimit të situatës:

Kinostudio, Xhamlliku, Allias, Pazari i Ri, Rr. “5 Maji”, Laprakë, Rr. E “Kavajës”, Rr. E “Durrësit”, zona e “Vasil Shanto” dhe Yzberisht.

Burimet e tjera po punojnë me kapacitet të plotë. Stafi i Ujësjellësit që nga mbrëmja e djeshme, është duke monitoruar çdo 15 minuta nivelin e turbullirës në liqenin e Bovillës, gjithashtu kemi marrë masat duke furnizuar në mënyrë të pandërprerë të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë sidomos spitalet, në mënyrë që ky problem të mos ndikojë në ecurinë normale të punës së tyre. Kemi në dispozicion 20 bote që furnizohen në stacionet tona me ujë të pijshëm dhe shpërndahen në mënyrë të organizuar.

Deri tani kemi kryer mbi 50 furnizime me ujë në QSUT, Spital Ushtarak dhe Maternitete, duke bërë të mundur që të gjitha këto institucione të mos e ndjejnë në mënyrë absolute reduktimin e furnizimit me ujë. Ujësjellës Kanalizime Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të përdorin me kujdes dhe të kursejnë ujin deri në kapërcimin e situatës emergjente të shkaktuar nga kushtet atmosferike. UKT falenderon banorët e kryeqytetit për mirëkuptimin dhe durimin!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *