• |
ide | kryesore

Situatë alarmante në Fier, lumi Vjosa del nga shtrati, disa fshatra pa energji elektrike

Lajme, Të fundit



Shirat e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë emergjente në jug të vendit. Po ashtu, situata paraqitet me rrezik për orët në vijim në jug të vendit. Kështu, bëhet e ditur se Vjosa ka dalë nga shtrati (në pjesën e Vlorës), ndërkohë që Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.

Mësohet se në orën 09:30 do të mblidhet Shtabi i Emergjencës në Prefekturë, pasi situata paraqitet tepër alarmante pas daljes nga shtrati të Vjosës. Ndërkohë Gjanica dhe lumi Seman janë në kuotat normale. Po ashtu, gjatë natës në Fier është ndërprerë energjia në disa fshatrat e njësive administrative Levan dhe Frakull si pasoje e defekteve ne izolatorët e shtyllave te tensionit të lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *