• |
ide | kryesore

Skandali/ Kush e fitoi bastin 400 milionësh, Basha apo Rama?

Kryesore



Të enjten në parlament, u zhvillua një betejë e vërtetë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës lidhur me tre impiantet e djegjes së plehrave, njëri prej të cilëve tashmë është ndërtuar në Elbasan dhe dy të tjerë priten të ndërtohen në Fier dhe Tiranë. Të gjitha mediat, sidomos furçaxhinjtë e Edi Ramës, e trajtuan këtë ngjarje me humor, për gafat matematikore  të Bashës në tabelën e shumëzimit dhe mbledhjes. Të tjerë, me hije më pak serioze, u fokusuan tek basti që dy liderët vunë me njëri tjetrin. Basha e akuzoi kryeministrin se i kishte dhënë plot 400 milionë euro një klientit të tij, Klodian Zoto, i cili ka ndërtuar inceneratorin e Elbasanit dhe pritet të marrë paratë edhe për atë të Fierit dhe Tiranës. Ndërsa Rama u përgjigj: “Ku i gjetët ato 400 milionë eurot? Nuk të vjen zor, kryetari i opozitës vjen këtu dhe gjuan shifra mbas berihait. i gjithë angazhimi i qeverisë shqiptare për impiantin e Elbasanit dhe për impiantin e Fierit është 54 milionë euro me TVSH për 33 vjet”.

Pas këtyre replikave kryeministri lëshoi dorashkën e sfidës: Dëgjo Lulzim që gënjen për çdo gjë, nëse ti më vërteton se janë 400 milionë euro, unë jap menjëherë dorëheqjen. A e pohon edhe ti të njëjtën gjë”? Kësaj sfide i erdhi pas ngritja e Bashës në foltore dhe përpjekja e tij e dështuar, me shumëzime dhe mbledhje të gabuara për të justifikuar shifrën që tha në fillim.

Në fakt, 400 milionëshi që tha Basha është shumë i fryrë dhe i ekzagjeruar. Për të tre inceneratorët qeveria nuk parashikon të japë në total më shumë se gjysmën e kësaj shume, pra rreth 200 milionë euro.

Por humbja e këtij basti, përpos demaskimit të shifrave të fryra të Bashës, që gënjen edhe atëherë kur nuk ka nevojë (edhe zyrtari i PD-së Jamarbër Malltezi pranoi shifrën 200 milionë në emisionin “Të paekspozurit” të Ylli Rakipit), nuk i bën aspak nder kryeministrit. Sepse historia e kësaj qeverie me ndërtimin e ineneratorëve është sipas të gjitha gjasave historia e një vjedhjeje gjigande. Ka dhjetra fakte dhe prova që e provojnë këtë.

Historia fillon në vitin 2014 kur kompania Albtek Energy sh.p.k me pronar Klodian Zoton (foto poshtë) i dërgon një letër qeverisë për një koncesion të pakërkuar (pra që ishte, për ndërtimin e një inceneratori në qytetin më të ndotur të Shqipërisë, në Elbasan. Pas pak javësh, Albtek Energy shpallet “fituese”.

Kushtet e kësaj “fitoreje” janë skandaloze. Mirë që propozimi qe vetë i firmës, por për të nuk bëhet as jnjofitim që të konkuronin kompani me çmim më të ulët. Thyhen të gjitha rregullat dhe procedurat e ligjit për prokurimet. Ky ligj e ka taksative, që për një shumë parash buxheti, prej 22 milionë eurosh, si ajo që do i jepej kompanisë së Klodian Zotos, duhet bërë një tender i hapur ndërkombëtar. Askujt nuk i shkon në mend një gjë e tillë.

Madje ka edhe shumë më tepër se kaq. Qeveria “harron” vendimet që kishte nxjerrë vetë dhe pranon asgjesimin e plehrave me djegje, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë kishte miratuar një strategji tjetër. Dhe qershia mbi tortë, në datë 16 dhjetor 2014, zyrtarët e rilindjes brenda një dite të vetme kryejnë 9 proceduar të ndryshme, pra mërrin 9 vendime njëra pas tjetërës, për ti hapur rrugën derdhjes së parave për Klodian Zoton (shih tabelën poshtë).

Dikush mund të thoshte që ky është kulmi i efikasitetit të një qeverisjeje të mirë. Por në fakt, histori të tilla na kanë treguar që shteti bëhet kaq i shpejtë vetëm kur nga pas ka ndonjë interes të madh personal.

Dhe si të mos mjaftojnë të gjitha këto, për ndotjen e mjedisit nga impianiti që do djegë plehrat e Elbasanit, qeveria nuk ka asnjë mjet kontrolli, nuk ka asnjë parametër restriktiv për lëshimin në mjedis të lëndëve që çlirohen nga djegja dhe që rrezikojnë të shkaktojnë kancer tek banorët përrreth.

Por historia nuk përfundon këtu. E njëtja procedurë për të njëjtën kompani të Klodian Zotos ndiqet edhe inceneratorin e Fierit. Po e njëjta mendohet të bëhet edhe për atë të Tiranës e cila është parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Pra afro 200 milionë euro, të “falura” pa garë për një subjekt të vetëm. Ky është skandali i kësaj historie. Që është një njollë tjetër mbi qeverinë e Ramës. Dhe këtë nuk e shuan dot as tallja me Bashën dhe maninë e tij për të gënjyer edhe kur nuk ka nevojë, as injoranca e tij me tabelën e shumëzimit.

Këtë nuk e zhbën dot as raportimi i lajmit si një bast se kush duhet të japë dorheqjen pas gënjeshtrës.

 Përveç faktit se sa i aftë është Luli për të bërë detyrën e tij, këtu fakti më i rëndë është se si janë shpërdoruar paratë e shqiptarëve, madje një shpërdorim që përpos krimit ekonomik ndikon drejtëpërdrejtë edhe në shëndetin e tyre.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Ky artikull i “studiur” ne imtesi me ngjall dyshime si ne statistika e ne intrpretimin politik o Bushat. Po mbi te gjitha eshte anonim,per respekt te ndjekesve tuaj , verini emer komentit, psh gazetar Sali Berisha.

  2. Per ju gazetaret dhe lobuesit e qadres 1+1 bejne 5. Por me duket se harroni qe , propaganda dhe fake news nuk pirdhet me nga shqiptaret

    1. anonimus po u the juve 200 miljon i beni dy mij euro. ju tha basha 400 dhe ju pranuat 200 miljon te keni vjedhur.pak ju duket kur ende ushqeheni me bar enveri e lesh negjmije.shko mbill palma anonimus mbi puseta uji,se parat e droges duhet investuar.

  3. eshte apo jo i merituar per klasen politike ky koment faktet dhe koha do deshmojne duke plotsuar kuptimin thotë:

    retorika fjaleve ,me zhvillimet ne terren zbulojne ndergjegjen e klases politike ,me mosbesim te plote mbasi per 100vite ,xhenerat pas gjenerate keti kombi i sollet kosto te paimagjinuesheme ,por pacmangeshem koha plotson kuptimet dhe meriten per sejcilin , shpresoj qe te kuptoni dhe ndryshoni ,pa ju ndryshuar vrulli kohes historis ,me drejtesi hak ,

  4. Keni ngel prapa me kohe Lapsi.al ,ky artilull qe ka mese nje jave i botuar tregon paaftesite e botueseve tuaj per te ecur me kohen ose kemenguljen idiote me zbatimin e detyrave te lena nga politika te ciles ju i perkisni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *