• |
ide | kryesore

“Ti s’do na zgjidhësh gjë”, banorët ‘përplasen’ me Xhafajn në autostradën Tiranë-Durrës

Lajme, Të fundit



Banorët në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur më ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi ai shkoi sot të inspektojë gjendjen nga përmbytjet. Uji ka pushtuar shtëpitë dhe bizneset e qytetarëve, të cilët i kërkuar zgjidhje Xhafajt. Banorët u shprehën se e njëjta situata ndodhi edhe vitin e kaluar, por në fund, askush nuk shkoi t’i ndihmojë.

“Ne jemi te pashprese, ne jemi biznesmene, ne jemi kuajt e ekonomise, pa ne nuk ecen qerrja. Per kete me vjen keq” – u shpreh një tregtar.

“Do e shikoj me entin e Rrugeve, te premtoj qe do ta trajtoj kete gje. Une jam pjese e Qeverise, e shtetit. Kam detyrim te te sherbej deri ne 1” – iu përgjigj Xhafaj.

“E ke gabim, e ke gabim ti zotëri. Ti nuk do na zgjidhësh gjë. Permbytemi cdo vit, asnje zgjidhje nga bashkite. Kemi nje vit qe jemi ne emergjence” – i tha nje tjeter banor.

Një tjetër u shpreh se i është përmbytur 7 herë shtëpia dhe se ndërron çdo vit mobiljet. Një i ri u përlot teksa ankohej dhe Xhafaj i dha numërim e telefonit duke i premtuar zgjidhje.



9 Comments

  1. Me natyren nuk matemi dot ajo qe me vjen mire eshte qe ministri eshte ne teren se ne kohen e sales u permbyt shkodra dhe nuk ja fershellehu njeri

  2. Secili shikon hallin e toj normale por qe nuk duhet te harrojm qe vjet u permbyt Italia dhe SHBA permbytet cdo vit.

  3. fatkeqsit natyrore nuk i ndal dot njeri, e rendesishme eshte qe ministri shkon vet ne terren dhe merret me gjithe te prekurit personalisht. kjo eshte gjeja me pozitive qe mund te behet ne te tilla raste

  4. miri,nikolin mark frroku,,ardita dokla,klevis jankoviqi, etj si lloji rames qelbesir.patjeter o ju qelbesira komuniste stalini se ne vend te pusetave e kanalizimimeve,digave rama mbillte palma,jepte leje ndertmi mbi puseta,erionka shtronte vend e pa vend pllaka me roshin e doshi.tash qihuni mae palmat e pllakat falso te te gjith trojeve shqiptare.o krymba qenefi stalini mbushuni mend pas 75 viteve ebver,negjmije,kristaq,baba tak,gjeli e ilir gjona.ju premtojn mjaltin por per 76 vite ju japin MUTIN.

  5. Keta komentuesit Rilinas , me emer e mbiemer. qe justifikojne qeverine me pafuqine ndaj forcave te natyres, e na sjellin edhe shembuj nga vende te tjera per te na mbyllur gojen, me mire te shkojne e te pastrojne kanalet qe ka ndertuar diktatura e te mos na cajne “dajren” me keto komentet e tyre te peshtira e zemerliga. ne se ka shembuj nga vende te tjera, kjo nuk do te thote se eshte normale. Edhe ne ato vende ka nje zemezim e reaksion per mosveprimet e qeverive perkatese. Ne se jami te pafuqishem perballe natyres, atehre paese na i merr me dhune taksat qeveria ? Le te na lere ne hallin tone , por te pakten te mos na i marre me dhune e kercenim edhe ato pak qindarka me justifikimin se do te beje vepra per te na mbrojtur nga forcat e natyres. Edhe nje pyetje per keta langaraqet bythelepires te cdo qeverie, po ne kohen e diktatures nuk binte shi apo perendia e kisht bojkotuar kete vend me qe nuk ishte pjese e “Demokralesheve Perendimore” dhe Aleances Fitimtare qe nuk e beri asnjehere “bam” me emrin NATO? Si shpjegohet qe atehere nuk beheshin permbytje te ketilla permasave ? Ne se justifikimi eshte se atehere nuk kane rene shira me keto permasa si sot, atehere i bie qe Perendia e paska dashur me shume ate sitem te felliqur se kete sitemin e ndritur te sotem qe perfaqesoni ju. Turp tju vije qe doni te beni politike shterpe me fatkeqesine e ketijn populli. Ne se KURRe nuk kam qene per kontrollin e seleksionimin e opinioneve te komentuesve, sot jam i mendimit qe komente te tilla cinike duhen censuruar dhe autoret e tyre te pendiqen. Turp, Turp, Turp

  6. Po keshtu eshte kur qytetaret nuk i tregojne vendin politikaneve kur bejne investime te gabuara me plama e pisha dekorotive. Te dalin e ti bllokojne me argumenta e protesta nese eshte nevoja, pasi me zbukurime abuzohet me lehte me fondet publike. Duhen investime infraskturore reale qe i qendrojne nevojave dhe problematikave te kohes. Superstrada Tirane-Durres duhej me kater korsi deri te kthesa e rinasit pa hendeqe e palma, por me kanale kullimi te thelle dhe me sinjalistiken e duhur. Ja shihni shehsin Skenderbe si e katandisi Tiranen si nje fshat mesjetar me rremuje e trafik duke luatur me emra te medha projektesh si sheshi apo unaza. Qe te gjitha rezultuan dizaster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *