• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çfarë thoshte Rama kur Shqipëria përmbytej në kohën e Berishës

Lajme, Të fundit



Në vitin 2010, kur sikurse sot reshjet përmbysnin vendin, Edi Rama bënte direkt përgjegjëse qeverinë dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha për situatën e rënduar. Rama theksonte nga selia e PS-së se nëse vendi qeveriset vërtetë dhe nuk sundohet, atëherë nuk mund të ndodhin pesë përmbytje në vit.

“Është e pamundur, që të tilla katastrofa (përmbytjet), të përsëriten pesë herë në vit, në rast se ka një qeveri, që qeveris dhe jo një pushtet që sundon. Në rast se ka institucione të cilët bëjnë punën e tyre, si mendoni ju, ka mundësi që arsyeja jonë të pranojë se nuk ka patur shira të tillë në të shkuarën?” 

Sot Edi Rama është në krye të qeverisë. Prej pothuajse dy ditësh shirat nuk pushojnë dhe qytete e rrugë në mbarë vendin janë paralizuar nga përmbytjet. Drejtuesi i Emergjencave Civile u shpreh dje se nuk kanë kapacitetet e duhura për të stabilizuar situatën. Edhe me ndërhyrjen e ushtrisë, përpos evakuimeve të banorëve në rrezik, asgjë nuk është vënë në vijë. Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar, shtëpitë e shumë banorëve janë përmbytur, një pjesë e madhe e vendit dhe gjysmës së Tiranës i mungon energjia elektrike. Dy ditë shi mjaftuan që vendi të paralizohej. Këto më sipër janë vetëm disa nga ngjarjet që e faktojnë këtë realitet.

Nëse ndjekim logjikën e Edi Ramës kur ishte në opozitë, përmbytjet e këtyre ditëve do të na çonin në përfundimin se vendi nuk qeveriset por sundohet, dhe se institucionet kanë dështuar të bëjnë punën e tyre. LAPSI.AL



3 Comments

  1. ne kohen e berishes per tet vitet e fundit sa ishtr nuk vdiq e u mbyt njeri,as kafsh nuk ngordhen ,ne qevrin e rames se paku kem 5 mbytur ne vershimet e para 2 viteve,mos te flasim per mijera bageti te ngordhura.perderisa basha e dhe dhit,lopet ju shpetonte.

  2. Pyeje per gazetarin
    A kane ndodhur 5 here permbytje kete vit? Pergjigje e kesaj pyetje neutralizon logjiken e ceket te gazetarit ne konkluzionin e tij.

  3. koha sjell ne skene urtesin te drejten hakun ,marrveshje reciprocitet mirkuptim respekt pergjegjesi thotë:

    ceshtjen e zhvillimit dhe qendrimin karshi tije ,un nuk e shoh ne kendveshtrimin e interesave te tjereve por drejtperdrejte te interesit tim,mua nuk me intereson asgje vec te drejtes hakut personal ,marrim rastin permbytja nuk eshte fatkeqesi natyrore por zhvillim njerzore kjo eshte vertetuar shkencerisht ,keshtu jane gjitha problematikat ,ku ne rrang global kan ndikim zinxhire ,ku sejcili ka pjesen e vet baze zhvillimit dhe numrin e popullzise pergjegjsit dhe pasojat ,mua nuk me intereson aspak asgje kush e solli si e solli ato i perkasin ,marrveshjeve ndershteterore ne rrang global per te ndare detyrat dhe pranuar pergjegjesite ,un si individ apo popull ne rast permbytje ,nga uji semundje nga ajri ,apo cdo pasoj qe vjen nga zhvillimi i pakontrolluar dhe menaxhuar ,nderkombetare ,duhet qe menjehere ne duar te me vine cdemtimi ,deri me nje pershkak se taksen e paguajm ne cdo drejtim e nese indutrialisteve apo shtetit su pelqen le te mirmenazhojne dhe ti ndalin eshte ceshtje tyre ashtu sic e shkaktojne te keqen edhe duhet ta ndalin,eshte ceshtje e tyre un dhe kushdo nuk pranon me kosto nga askush ne asnje pikpamje ,sejcili qe futet ne zhvillim kudo qofte ti bejne llogarit ,qe nga mendimi fjala dhe vepra tije askush nuk ndjehet keq, ne cdo pikpamje ,kush ben paguan kudo ka reciprocitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *