• |
ide | kryesore

Artan Rama fiton gjyqin ndaj pronarëve të Vizion Plus

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë për shpifje dhe cënim imazhi të kompanisë Edil Al, njëkohësisht edhe pronare e televizionit Vizion Plus ndaj publicistit, regjizorit dhe aktivistit Artan Rama, ndër të tjera autor dhe producenti i emisionit Publicus në këtë ekran. “Kjo është një fitore e fakteve ndaj gjuhës së urrejtjes dhe denigrimit. Kjo është një fitore e të vërtetës dhe e solidaritetit. Kjo është një fitore e një drejtësie të hapur; një mbështetje për të gjithë shoqërinë dhe për interesin e drejtë publik! Në fund, përmes kërcënimeve, unë kuptova edhe një herë se liria e shprehjes është diçka për të cilën duhet luftuar ende…” tha Rama pas përfundimit të procesit.

Padia kishte domethënie të veçantë për faktin se objekt i saj ishin pikpamje të publikuara përmes një postimi në Facebook dhe jo në shtyp apo mediat elektronike.

Përfaqësuesit e kompanisë e hodhën në gjyq Artan Ramën në lidhje me një artikull me titull “Dritë hije në sallën e Teatrit” duke kërkuar një dëmshpërblimin prej 15 milionë lekë për dëmin e shkaktuar.

Në shkrimin e tij, Rama, i cili ishte larguar nga televizioni Vizion Plus pas censurimit të emisionit Publicus për vdekjen e Ardit Gjoklajt argumentonte se, në nëntor të 2016, Edil Al kishte fituar përmes praktivave të dyshimta tenderin për rehabilitimin e Teatrit të Operas dhe Ansamblit Kombëtar me vlerë 10 miliardë lekë. Rama këmbëngulte se kompania fituese kishte detyrime të papaguara tatimore ndaj lejimi i pjesëmarrjes së saj në tender ishte i paligjshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *