• |
ide | kryesore

Basha në Fushë Krujë: Rama të çojë ndihma, familjet e përmbytura janë pa bukë

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar zonën e përmbytur në Fushë Krujë ku kërkoi të ndihmohen familjet e prekura. Basha është takuar dhe me banorët e Bilaj, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se emergjencat civile kanë vepruar me vonesë.
Në Fushë Krujë janë përmbytur dy lagje me 1500 banorë dhe tërësisht 3 fshatra në zonën e Bubqit, me 100 shtëpi dhe 600 ha tokë.
Kreu i Partisë Demokratike ndërkohë i bën apel kryeministrit Rama që të çojë ndihma në Fushë Krujë. Banorët e Hasan dhe dy lagjeve të tjera të përmbytura në qytet pa bukë. Banorët ankohen tek kreu i PD-së se askush nuk u ka dhënë asnjë kile miell, dhe nuk ka shkuar t’i shohë. Madje ata thonë se fëmijët janë 24 orë pa ngrënë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *