• |
ide | kryesore

Bilanci në qarkun e Fierit/ Deri më tani 333 banesa të përmbytura dhe 3500 hektarë nën ujë

Lajme, Të fundit



Deri më tani Fieri është një ndër rrethet më të prekur në vend nga përmbytjet. Çarja e argjinaturës së lumit Vjosa ka shkaktuar përmbytjen e disa qindra banesave dhe disa mijëra hektarë tokë.

Nga të dhënat e prefekturës së Fierit, bëhet me dije se deri në orën 13:00 janë përmbytur 333 banesa, ndërsa rrezikohen 250 të tjera në të gjithë qarkun. Ndërkohë që janë evakuuar 70 familje nga Emergjencat Civile, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, prefektuara pohon se janë 3500 hektarë tokë të përmbytur, si dhe rrezikohen 5000 hektarë të tjerë në orët në vijim nëse situata do të rëndohet. Situata paraqitet e vështirë, pasi kanë rinisur reshjet e shiut dhe sipas Institutit të gjeoshkencave pritet më shumë reshje dhe vërshime lumenjsh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *