• |
ide | kryesore

Boksieri shqiptar Kristian Prenga fiton në gjysëmfinale kundër boksierit meksikan

Sport



Boksieri i peshës së rëndë Kristian Prenga u përball me luftëtarin meksikan Alfredo Trevino në gjysmëfinale në Qendrën e Konventës së Niagaras, të premten mbrëma. Trevino u fut në ring me shumë pritshmëri për shkak se kishte një rekord të mirë më para. Më i gjatë dhe më në formë Prenga e dërgoi Trevinon në tapet në raundin e parë kur e goditi metë djathtën në trup.

Trevino mbijetoi pas tetë numëroimeve. Në raundin e dytë, Prenga e goditi Trevinon me një majtë në trup, e ndjekur nga një e majtë në kokë dhe meksikani u rrëzua përsëri. Ai u përpoq të ngrihej, por u plandos kur u ngrit në këmbë dhe arbitri Floyd Porter ndaloi ndeshjen.

Nuk ishte një ndeshje e shkëlqyer, por megjithatë ishte një fitore e mirë për Prengën. Prenga ka jetuar në Kanada për më pak se një vit dhe ndeshja e tij kundër Trevino mbrëmë ishte ndeshja e tij e dytë profesioniste në Amerikën e Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *