• |
ide | kryesore

Deputeti i PD: Durrësin e përmbyti Dako duke abuzuar me fondet për betonizim

Lajme, Të fundit



Deputeti i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi, i cili po ndjek nga afër situatën e përmbytjeve në zonën bregdetare, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako, se ka sjellë pasoja të rënda në përmbytjen e këtij qarku me abuzimet e fondeve për betonizim. Ai dokumenton me foto situatën në Sukth dhe Katund të Ri.

“Këto foto të përmbytjeve janë në ish-bashkinë e Sukthit dhe në ish-komunen e Katundit të Ri në Bashkinë e Durrësit, në kontrast të dhimbshëm me pemën festive të Dakos mbi gërmadhën e Velierës në Durrës.‎ Janë dy vite rresht që kjo zonë përmbytet. Sigurisht, nëse shpenzon 8 milion euro beton për Velierën në qendër të Durrësit dhe disa miliona euro të tjera për qepje-shkepjen e rrugës së plazhit, betonizimin e sheshit të qytetit edhe me taksat e banorëve të Sukthit apo Katundit te Ri, sigurisht nuk mbetet më asnjë qindarkë për të pastruar kanalet e kullimit me qëllim që reshjet e shiut të mos përmbytin shtëpite, bagëtitë dhe tokat, apo së paku të minimizohen dëmet”. – shkruan Bylykbashi.

Deputeti Bylykbashi thekson në statusin e tij në facebook se banorët me bindje akuzojnë autoritetet edhe për hapjen dhe shkarkimin e rezervuarëve në lumin Erzen të cilat kanë përmbytur zonat duke shkaktuar dëme në shtëpi, prona, bagëti dhe bazë ushqimore.

“Ende pa marrë asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i premtuar për përmbytjen e vjetshme, këtyre banorëve u erdhi përmbytja përsëri. Mashtrimi i ka këmbët e shkurtëra”! – shprehet deputeti demokrat.



2 Comments

  1. ja ku i keni sukseset e RIDHJERES nga stalinistet ruqi,xhafa,rama.erionka,gjushi e kompania.kur mbillnin palma ju qelbesirat duartrokisnit si ne tiran erionken e edviken si ne kavaj roshin,edhe pse keta mbyllnin pusetat.kur shtronin pllakat pa ber me par kanalizimet erionka ne ti ran me edviken dhe gjushi ne durres ju i lepinit bythen,tash qe ne rrot shkuan ter palmat qe ju than e permbyten,pllakat e erionkes qe pas dy muajsh rer behen ,ju denpo zoti.ne rrot kari te shkoj qelbesiristani i rames.nuk deshet berishen qe ju beri njerz nga kafsh enveri,kristaqi e ruqi qe ishit.

  2. polumbaren e lungp KAREN ju ndertuan pa ndertuar kanalizimin ,edhe ato puseta qe ishin i mbyllet me 15 e 30 katshet e rames,gjushit e abazve.tash,tash ju jan perzjer qenefi me qelbesirat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *