• |
ide | kryesore

EMRAT/ Njerëzit e famshëm që vdiqën duke bërë seks

Lapsi Leaks



Ka një listë edhe për njerëzit e famshëm të cilët vdiqën duke bërë seks.

NELSON Aldrich ROCKEFELLER (1908-1979)

Zëvendëspresident i SHBA-ve gjatë kohës së Gerald Ford, vdiq në vition 1979 në moshën 70-vjeçare për shkak të një infarkti, ndërsa “punonte” në zyrën e tij me asistenten e re në moshë.

FÉLIX FAURE (1841-1899)

Presidenti i gjashtë i Republikës së Tretë Franceze vdiq ndërsa e dashura e tij, aktorja M.me Steinheil, ishte duke i bërë një seks oral. Rojet dëgjuan një ulërimë që vinte nga dhoma dhe kur hapën derën gjetën gruan në gjendje shoku, por ende në “pozicion”. Aktores ju ngjitën nofkat si “puthja e vdekjes” dhe “pompat vdekjeprurëse”. Zonja e parë e vendit, Marie-Mathilde Berthe Belluo u njoftua vetëm dy orë më pas, ndërkohë që agonia e tij vazhdoi dhe dy orë të tjera. Faure nxori frymën e fundit në krahët e gruas së tij, e cila ishte tradhtuar mijëra herë, por ndiente për të një përkushtim të madh.

GIOVANNI XII (937-964)

Papë i larguar për tradhti të lartë dhe i famshëm për jetën e tij të shthurur, vdiq nga një atak kardiak gjatë një akti seksual. Sipas një versioni tjetër ai u vra me goditje nga një burrë, i cili e kishte kapur në flagrancë me gruan e tij.

JEAN DANIELOU (1905-1974)

Teolog, kardinal dhe anëtar i Akademisë së Francës. U gjet i vdekur në shkallët e një shtëpie ku jetonte një prostitutë pariziene. Hetimet e mëvonshme “zbuluan” që kardinali vizitonte të sëmurë dhe prostituta për mëshirë dhe në shtëpinë e prostitutës nuk gjendej për kënaqësi. Megjithatë duket sikur kjo teori u përhap për të mos njollosur emrin e tij.

ATTILA (rreth 406–453)

Attila, mbret i Hunëve, i njohur si një nga sunduesit më të egër të historisë, ishte i vogël në trup, i shëmtuar dhe i shëndoshë. Pavarësisht kësaj, pati 12 gra dhe vdiq nga infarkti gjatë një akti seksual me një grua shumë të re. Hipoteza është kritikuar nga shumë historianë. Sipas tyre ajo që e vrau Attilën ishte një hemorragji në hundë, e cila e mbyti në gjumë gjatë natës së parë të martesës me Ildikon.

SANI ABACHA (1943-1998)

Mbi vdekjen e diktatorit nigerian Sani Abacha, në 1998 propaganda u përpoq të trazonte ujërat. Burri pati një atak kardiak me shumë mundësi për shkak të abuzimit me viagra, por në publik u tha që u helmua nga kundërshtarët politikë.

MICHAEL HUTCHENCE (1960-1997)

Në 1997, trupi i pajetë i Michael Hutchence, lider dhe këngëtar i grupit rrok INXS, u gjet në dhomën e një hoteli në rrethinat e Sidnej, Australi. DITA raporton se këngëtari kishte vdekur i mbytur gjatë një praktike të autoerotizmit me përdorimin e litarëve (bondage).

DAVID CARRADINE (1936-2009)

Dhe aktori amerikan David Carradine vdiq për shkak të një loje erotike. U gjet i pajetë, lakuriq, në një hotel në Bangkok, vdekur me shumë gjasa nga asfiksia gjatë një loje erotike të përfunduar keq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *