• |
ide | kryesore

Foto/ ‘Faleminderit kryetar’, përmbytjet bëjnë bashkë Edi Ramën dhe Xhelal Mziun

Lajme, Të fundit



Përmbytjet kanë bërë që politikanët t’i lënë mënjanë ndasitë e tyre dhe të bashkëpunojnë për situatën e krijuar. Kështu, kryeministri Edi Rama është shfaqur në krah të kreut të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu mbrëmjen e djeshme. Ai ka parë nga afër situatën në Kamëz në zonat e përmbytura duke i kërkuar informacion kreut të bashkisë Kamëz Xhelal Mziu.

Pasi të kalojë kjo faza e krizës duhet t’i shikojmë me kujdes këto pika për të nxjerrë detyrat që në ta ardhmen të mos përsëritet më në këto pika, të paktën për këto arsye”, – tha Rama.

Ndërsa Mziu tha se ekzistojnë edhe projektet për dy kolektorët. “Unë mund t’ju sjell edhe projektet e këtyre dy kolektorëve për t’i parë ekspertët se a e zgjidhin situatën”.

Mes të dyve ka vijuar biseda edhe për eskavatorin që Kamza nuk e ka marrë kur morën 61 bashkitë.

Ju nuk morët eskavator?”, – ka pyetur Rama.

Jo nuk morëm”, – u përgjigj Mziu.

Rama është shprehur se reshjet kanë qenë të larta, por dëmet janë më të vogla se viti 2015. Gjithashtu nuk ka munguar një shtrëngim duarsh dhe një falenderim për kreun e bashkisë Kamëz, xhelal Mziun.

Pasi të kalojë kriza do merremi me kujdes me pikat më nevralgjike për të bashkëpunuar që t’i dalim përpara në të ardhmen. Reshjet kanë qenë të larta. Unë pashë edhe rezultatet e instituteve që i jepnin në nivel më të lartë se 2015, por dëmet janë më të vogla. Shumë faleminderit kryetar edhe forca”, – tha Rama.

 



1 Comment

  1. Ka ngel si pler rama, spaskeni per investime , spaskeni marre eskavator, gjithe ky diskriminim dhe kur vjen puna te gjithe e vuajne qytetaret e shkrete qe permbyten se zihen keta plera,,, ca kuptimi ka e shofim mbrapa , sa here duhet te permbyten ata njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *