• |
ide | kryesore

Përmbytjet, Emergjencat Civile: Situata vazhdon të mbetet e rëndë

Lajme, Të fundit



Në vendin tonë ka vijuar mot me reshje shiu, por intensiteti i tyre po bie. Sipas Komunitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, rreziku paraqitet më së shumti në pellgun e lumit Vjosë, kryesisht në Vlorë dhe Fier.

Nga të dhënat bëhet me dije se evakuimi i qytetarëve nga zonat e rrezikuara ka vijuar. Por, sipas KKECK, ka pasur edhe raste ku disa prej tyre janë përpjekur të bëjnë rezistencë. Po ashtu, përveç qytetarëve, nga zonat e rrezikuara janë larguar edhe shumë krerë bagëti.

Sipas raportit Vjosa ka çarë argjinaturën në afërsi të Mifolit dhe vërshuar drejt fshatrave Fitore, Bishan, Perras, Poro dhe Frakull. Aksi më problematik paraqitet ai Tepelenë – Gjirokastër. Gjithashtu, po punohet për zhbllokimin e akseve Tepelenë-Këlcyrë, Përmet-Çarshovë dhe Vlorë-Selenicë, ndërsa në akse të tjera po punohet për eliminimin e rrëshqitjeve të dherave.

Rreth 45 mijë abonentë kanë mbetur pa energji, ndërkohë që nga të dhënat bëhet me dije se OSHEE po punon për stabilizimin e gjendjes në nënstacionet e Zëmblakut, Maliqit, Radhimës dhe Memaliajt. Nga avaritë gjatë natës janë dëmtuar ujësjellësit e Krujës, Ballshit dhe Bishqemit Fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *