• |
ide | kryesore

Përmbytjet/ Veliaj shembulli që fundos Ramën

Kryesore, Lajme



Të gjithë këto ditë e kemi parë Lali Erin të shfaqet pa çadër, me flokët ujë, supet qull, dhe çizmet deri në gju në kronikat televizive që përgatiten në zyrat e bashkisë dhe që pastaj shpërndahen sipas porosisë në pothuajse gjithë mediat servile ndaj bashkisë (madje edhe në ato që paguhen me paratë e PD-së).

Në tekstin e kronikave të gatshme theksohet me bujë se Tirana këtë vit, si rrallë herë, i ka rrezistuar rrebesheve të forta dhe të pandërprera të shiut. Se kryeqyteti po korr punën që është bërë nga bashika që në verë, për çlirimin e shtratrave të përenjve dhe pastrimit të kanalizimeve.

Pavarësisht se shumë nga këto kronika propagandistike, servile deri në neveri të ngjallin krupën, një gjë është mëse e vërtetë: Këtë radhë Tirana nuk është më qyteti i cili përmbytej pas gjysëm ore shi dhe rrugët e saj janë në gjendje shumë më të mirë, jo në krahasim me pjesën tjetër të vendit, por edhe me vetë kryeqytetin e disa viteve më parë.

Erion Veliajt mund t’i thuash çfarë të duash për hijet e mëdha të korrupsionit me lejet e ndërtimit, blerjen deri në asfiksi të mediave, lidhjet klienteliste me disa firma me të cilat punon gjithmonë, por nuk mund ta akuzosh se nuk ka punuar në këtë drejtim.

Dhe pikërisht kjo anë e tij e fortë bie ndesh, bën një contrast ulëritës me dështimin në të gjithë Shqipërinë, të kapitenit të skuadrës së tij. Edi Ramës nuk i është përmbytur vetëm autostrada ku zuri kanalet e kullimit për të mbjellë palmat, por pothuajse i gjithë vendi, pothuajse të gjithë qendrat ku ai hodhi miliona për sipërfaqen e Rilindjes Urbane, por neglizhoi atë që fshihet poshtë fasadës së dukshme. Prndaj dhe në Vlorë në qytetin e tij model sot mund të kalohet ose vetëm me gomone, ose vetëm me helicopter.

Ky mot i keq që na ra këtë fillim dimri, po vë në pah edhe një diferencë të madhe, mes mënyrës së punës se Edi Ramës dhe asaj të Lali Erit. Ato ndryshojnë shumë. Në krahasim me kryeministrin e tij të ezauruar, që bën vetëm batuta, që vshet si klloun, dhe  vetëm vë perde të artë mbi gjithçka që nuk funksionion, Veliaj është ndryshe. Ai ngjan si dy pika uji me Ramën për sa i përket propogandës, mashtrimit, shitjes së sapunit për djathë, por përpos tyre ai ka ende ambicien e fortë të atij që kërkon të konfirmohet duke bërë gjëra të prekshme dhe utilitare. Ndërsa Rama është fishkur dhe tjeklaluar në këtë drejtim, Erion Veliaj këtu është në kulmin e tij. Ndoshta sepse Lali Eri si dikur shefi i tij në bashki ka ende ambicie për të arritur më lart, ndërsa Rama e ka kapur apogjeun e tij dhe tani e di se nuk ka më mundësi tjetër veçse të rrokulliset më poshtë.

Këto përmbytje ishin edhe premisa më e prekshme e kësaj teze që po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

©Lapsi.al



18 Comments

  1. thuani cte duani por ky erioni ndoshta nje dite na del me deshira te mella qofte larg,mund te kerkoje presidencen ose kryeministrin,ja jepni voten te behet burre shteti ,,tashme kete smund ta vendosin me te huajt por populli shqiptare sepse padrejtesia e tejzgjatur ,rrit ndjeshmerin per te kerkuar drejtesin te drejtit ndonse zotni velia nuk i ka keto cilesi ,nuk mund ti bejme me zor te behen te drejte dhe te padrejteve sdo tu behet strehe me ne truallin shqiptare kete vareni ne vesh sejcili

  2. Respekte per analistat e shqupit qe tashme po binden edhe ata se alternativa e majte dhe skuadra udheheqese e te majtes ,ne qender ose pushtet lokal eshte e vetmja qe i sherben shqiptareve pa i dhene rendesi specifike emrit te liderit sic ndodh nga e djathta.

    1. anonomus e majta stalinjane derr te limdi ne koperatiben e stalinit -dhe krymb qenefi mbete pas 75 viteve ne qenefin e negjmijes ku dhjeu stalini-po ik or idiot me jastek griselde do ju shpetoi idioti velina.ani thot e majta esht alternatib e vetme.je mesuar te ta bejn mutin mjalt,ha sa ze don pra-ne ter boten e majta mut e ka ber vetem edveri,e erionka na paskan ber mjalt.

  3. sepse veliaj ka nje arsim specifik per politike ne amerike dhe angli, ndersa rama ka nje diplome leshi per art nga universiteti tiranes dhe disa foto nudo nga plazhet e frances

  4. Asnjë ndryshim nuk kanë :të dy janë “bojaxhi” të shkëlqyer! Ta shesin sapunin për djathë në çdo situatë! E keqja qëndron tek ne që i besuam në 2013 dhe i votuam në 2017!

  5. eee-magjistar esht velija ta ben jastekun e griseldes femij nent muajsh.me i zot se roshi qe nuk e pa gruan ishte apo nuk ishte shtatzen.e si ta din roshi,rama e erionka kur jan gej kurse grat ju len psh roshi frrokut e doshit,rama bab kristaqit te vjetren e te rejen vellaut gregor,ose erionka mbesen e koqi xoxes prenges e habilajve.

  6. Ari ,qelbsir serbe ,enverit ti i rruajte bolet kur ishte gjalle dhe tani leh kot ne ere .Ne kohen e enverit nuk kishte shans te ndodhnin permbytje ose te lejoheshin ndertime ne zona me rrezik permbytjeje. A e kupton kaq or derr i nginjun n injorance.

  7. Kur flisni edhe ju te Lapsit per media servile! ju jeni media Nr 1 servile e Zenit dhe babait te tij.

  8. Po pyesin veten inxjinjeret a do te behet ndonjehere kompjuteri si njeriu. Dhe per te matur kete ngulin kembe gabimisht ne inteligjence dhe vete dije kur ne fakt duhet ta krahasojne me tiparet e ulta kryesisht budallallekun. E pare nga kjo pikpamje, Shqiperia eshte vendi i pare qe ka shpikur kompjuterin njeri.

  9. Eh mor kalem mor kalem. Une dakord jam me ate qe ke dashur te thuash, po si e ke thene ama! Te kisha fituar 1 euro sa here ti percudnon shqipen, do isha bere milioner. Si the ore, si the: “shtratrat” e lumenjve!

  10. “Miq, ka ndodhur nje krim i tmerrshem! Bandite te pushtetit Berishes kane rrembyer dhe abortuar foshnjen Griseldes se Roshit te Kavajes! Kush vjedh foshnje, vjedh dhe vota…”
    “Dy dasmat e mia i kam bere me pensionin e mamit…”
    “Kam shitur fiq me pare…”
    Jane keto disa nga deklarimet e Velise, askush nuk mund te thote se nuk i di! Askush nuk mund te pohoje se jane te verteta!
    Ja pra, Velia, aktori i kronikave ne TV pernate! Here me kominoshe, here me kapele minatori, here i lagur, here i “shqetesuar” por gjithmone mes ca fakireve qe i perdor si dekor!
    Dhe Mediave qe per turpin e tyre kurre, asnjehere te vetme, nuk i bejne qofte edhe nje pyetje formale, por e lejojne te beje monollogje pa fund qe te kujtojne ate pjesen teatrale “MONOLLOGJET E VAGINES”!

  11. O Lapsiiii……mos….nuk është e vërtetë….në Tiranë nuk ra pikë shiu…nuk është e vërtetë…edhe autostrada është territor i Bashkisë Tiranë….në fakt ndodhi përmbytja dhe përgjegjës është Velia, hapi portat e liqenit të Kasharit pa lajmërim dhe plasi….në Tiranë nuk ra shi për përmbytje se e kishim pa tamam…..mos gënjeni…

  12. Bushati gjithmone ne stilin e tij te rendomte e pervers, mbron dhe promovon Veliajn si nje kryeminister te rradhes te cilin duam s’duam ka per t’u bere i pari vendit. Dhe me argumenta qesharak na e shet si te vetmin te palagur ne keto dite me shtrengata te forta. Duhet t’i kujtojme Bushatit se me gjysem ore shi ne gusht nuk levizej neper Tirane nga permbytja! Te mos flasim kesaj rradhe kur zona mbas Myslym Shyrit apo tek Don Bosko, jane akoma nen efektet e permbytjes. Keshtu or Bushat nese Sorosi e paska zgjedhur pasaardhesin e Rames, duke caktuar nje mitoman te rendomte si Veliaj, s’do te thote se e kemi pranuar edhe ne! Rraca e jote perverse bllokiste-sorosiane mund t’i bej reklame sa te doje ketij hermafroditit te bashkise, por nuk ju merr askush seriozisht ne ato qe thoni..

  13. Vetem lajm kazani. Sa mire jua ben qe ju shan. Se ashtu jeni. Po kapni fundin. A ka zgjidhje me lajmin e vertet?

  14. Lapsi, eshte e vertet qe Rama eshte nje palaco, qe e coi kete vend ne gremine. Por ti besh elozhe kopjes se tij me te keqe qe eshte zvarraniku Lali Eri, kjo eshte po njelloj perverse, si edhe Rama kur puth duart e nje femije rom. Veliaj eshte nje krimb edhe me i peshtire se Rama, keshtu qe te lutem na i kurseni perzierjet ne stomak kur lexojme lajme te tilla.

  15. Lajm superqelbesire! Shi nuk ra ne Tirane per permbytje! Uji u nderpre per me shume se 24 ore edhe ne zona qe nuk ka munguar kurre! Autostrada dhe City Park ishin te Bashkise dhe pane qamet! Lajm superqelbesire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *