• |
ide | kryesore

Prurjet e shumta rrisin nivelin e Fierzës, mund të hapen portat shkarkuese duke rrezikuar përmbytje

Lajme, Të fundit



Shirat e ditëve të fundit kanë shtuar nivelin në liqenin Fierzës. Sipas të dhënave prurjet po kalojnë parashikimet, ndërsa krahasuar me ditën e premte, niveli i tij është rritur me më shume se tre metër. Sipas parashikimeve situata e shirave do të vahzdojë deri ditën e hënë, ndërkohë që pritet rritje e nivelit të Fierzës për shkak të prurjeve. Rrjedhimisht,  brenda pak ditësh liqeni do të arrijë kuotën maksimale dhe Fierza do të detyrohet të nise shkarkimet.

Në një skenar të tillë do të përbytej i gjithë zona e nën Shkodrës, ashtu siç ka ndodhur disa herë këto vitet e fundit. Në momentet që flasim zonat më të prekura dhe mëtë rrezikuara janë ato pranë shtratit të Vjosës në fier dhe Vlorë, ku në disa vende niveli i ujit ka shkuar deri në 2 metra lartësi. Ndërkohë që janë evakuar rreth 3000 banorë për shkak se uji është futur në banesat e tyre, duke u shndërruar edhe në kërcënim për jëtës.

Kështu, nesë hapen portat e Fierzës, të njëjtin fat do të pësojë edhe pjesa e nën Shkodrës rrezik i cili mbetet akoma i hapur duke qenë se Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit ka parashikuar për rreshje, fryrje lumenjsh, si dhe rrëshkitje dherat në ditët në vazhdim.

 



1 Comment

  1. populli nuk din skenare ,populli din te respektoje shtetin dhe shteti te respektojne popullin ,populli i pergjigjet shtetit me taksa por dhe shteti deri me nje duhet ti pergjigjet popullit ,me cdemtim ,ju qe planifikoni zhvillimin me ndikime nga jashte brenda apo nga brenda,ti kishit bere mire llogarit sepse perfitimet e zhvillimit i keni pasur ne nivelin maksimal ,populli nuk ka faj te paguaj kostot e gabimeve apo tekeve tuaja,,kush demton dike duhet te cdemtojne keshtu e thone ligjet ,nese dikush i bie nesh nje shtylle dritash ne qutet me maqine dhe e demton shteti shkon e kap i merr patenten dhe e gjobite aq sa don ai ,po per gabimet e shtetit apo kompanive te paguajn fukarenjet harrojeni tashme duhet te kete reciprocitet,nje per nje,ky eshte mendimi im ,duruam boll 100 vite kupa u mbush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *