• |
ide | kryesore

Shiu ‘pushton’ jugun, në veri nisin reshjet e dëborës

Lajme, Të fundit



Ndërsa jugu i vendit është i ‘mbërthyer’ nga reshjet e shiut të cilat kanë shkaktuar përmbytje, në veri të Shqipërisë kanë nisur reshjet e dëborës.Trashësia e dëborës arrin 3-15 cm dhe temperaturat janë 1 gradë celcius.

Të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme.

Lartësia e Liqenit të Fierzës 272.78 m ndërsa prurjet e ujërave janë 700 m/s.

Situata në Qarkun e Kukësit deri në orën 08:00 është si më poshtë:
Situata klimaterike: Aktualisht në të gjithë Qarkun e Kukësit kanë pushuar reshjet. Në orët e para të mëngjesit territori i Qarkut u përfshi nga reshje dëbore ,prania e së cilës është mbi 360 m. Lartësia e saj është nga 3-15 cm në rajonin e Valbonës.

Lartësia e Liqenit të Fierzës 272.78 m. Prurjet e ujrave 700 m/s. Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meteorologjik Kukës kemi këto të dhëna:.Temperatura aktuale: 1 gradë celsius.

Temperatura minimale: 0 gradë celsius. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:

Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme. Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale,ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes. Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga dëbora e konkretisht:Rruga e Kombit lartësia e borës 7 cm në Tunel-Kalimash.

Kanë punuar 6 borëpastruese. Kolsh-Q.Shllak lartësia e borës 10 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 4 borëpastruese. Kukës-Bushtricë lartësia e borës 5 cm në Q.Shllak. Kanë punuar 2 borëpastruese.

Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Tobli. Kanë punuar 2 borëpastruese. B.Curri-Kam lartësia e borës 10 cm në Q.Luzhë. Kanë punuar 2 borëpastruese. B.Curri-Valbonë lartësia e borës 15 cm .Kanë punuar 2 borëpastruese.

B.Curri-Lekbibaj lartësia e borës 10 cm .Ka punuar 1 borëpastruese. Janë vënë në punë 19 borëpastruese për mbajtjen në gatishmëri të akseve rrugore. Janë pa energji në Bashkinë Kukës:

Nj.A Toponan,Nj.A Shishtavec,fshati Buzëmadhe i Nj.A Grykë-Çajë. Nga erërat e fuqishme e reshjet kemi dëmtimin e 3 shtëpive 2 në Bashkinë Tropojë e 1 në Bashkinë Has.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *