• |
ide | kryesore

‘T’i vesh pak mbulesën skafit’, zbardhen përgjimet mes trafikantëve të 1.6 ton drogë

Lajme, Të fundit



E përditshmja greke “Espresso” ka zbardhur të shtunën disa fragmente nga këto përgjime, që përfshihen në dosjen e akuzës kundër 11 të arrestuarve, të cilët janë të pandehur për 1.6 ton drogë të kapur në gomone.

Vetë të pandehurit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me drogën, por përgjimet telefonike të realizuara nga shërbimet greke të ndjekjes, i rrëzojnë pretendimet e të pandehurve.

Madje ata përdornin fjalë të koduara gjatë bisedave telefonike. “Ëmbëlsira”, “kaçkavalli”, “kafeja”, “çokolatinat”, janë disa nga këto fjalë që nënkuptonin drogën, pagesën kash, si dhe kamatën.

Përgjimet:

E.Likaj: Alo, mik.

J.Sotajanov: Të mbyllen portat? OK? Mbaruan?

E.Likaj: Po, po. Thuaju të mbyllet…

J.Stojanov: Do ktheheni. T’i heq kamerat?

E.Likaj: Jo, jo. Do të kthehemi nesër. Do të vijmë të njëjtën otë.

J.Stojanov: Ok, më merr në çfarëdo ora, të shkoj të mbyll kamerat.

Biseda e dytë

J.Stojanov: Ej, pasdite do të jem në dyqan, në ora 6.

E.Likaj: Po, sepse… doja të të them të vesh pak mbulesën aty, të gjithë ska…

J.Stojanov: Gjithë çfarë?

E.Likaj: Po, po. T’i vesh pak mbulesën.

J.Stojanov: Gjithë skafit?

E.Likaj: Po, sepse kam ato.

J.Stojanov: Të vendos mbulesën përsipër?

E.Likaj: Kam atë po të them… (nuk kuptohet)

J.Stojanov: Tani t’i them, vure, hiqe.

E.Likaj: Të mos marrë ndonjë bidon ai që hyn brenda…

J.Stojanov: Gruaja ime do të shkojë të vendosë mbulesën.

Biseda e tretë

I: E mban mend herën e fundit, ëmbëlsirën që more?

II: Herën e fundit?

I:Po, pra, ëmbëlsirën.

II: Po.

I: Po, nëse gjen njeri me cash…

II: Për çokolatinat nuk thua?

I: PO.

II: Për sa para?

I: Ai i le me dy. Më nxorri një ditë pune.

II: Problem, hë? Tjetra me ndonjë tetëshe. Domethënë, ta sjellë… A bëhet?

I: E dëgjova. Bëhet nami, vazhdimisht kaçkavall.

II: Për kaçkavallin paratë, kaçkavall, e di.

I: Dëgjo, më dëgjo…

II: Po

I: Unë me ty po flas. Çfarë çmimesh më japin…

II: Po

I: Unë nuk të vë kafe (nënkupton kamatën)

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *