• |
ide | kryesore

U shfaqen dje krah për krah, zbardhen 5 kërkesat e Xhelal Mziut drejtuar Ramës

Lajme, Të fundit



Pas takimit të djeshëm me kryeministrit Rama ku inspektuan në terren situatën e përmbytjeve në Kamëz, kreu i bashkisë së këtij qyteti, xhelala Mziu ka parashtruar 5 kërkesa kundrejt Ramës..

Ndërkohë që sot zbardhen kërkesat që  kryebashkiaku Mziu i ka parashtruar Ramës duke nisur qysh nga finacimi i disa projekte emergjente që do të ndihmonin në parandalimin e përmbytjeve.

Kërkesat e Mziu drejtuar Ramës:

  1. Dëmshpërblimin e rreth 400 familjeve të përmbytura në Kamëz që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre, të konstatuara këto, nga grupet e punës së Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Kamëz.
  2. Financim të kolektorëve; Valias i Ri, Valias i Vjetër.
  3. Financim i kolektorit Zall-Herr-Bathore-Frutikulturë.
  4. Pajisja me ekskavator, gjë që i ishte mohuar më parë nga ana e qeverisë.
  5. Pajisja e Kamzës me një stacion zjarrëfikseje duke qenë se nuk e ka.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *