• |
ide | kryesore

Veliaj jep alarmin: Uji i Bovillës po ndotet

Lajme, Të fundit



Reshjet dhe përmbytjet po rrisin turbullimin e ujit në rezervuarin e Bovillës. Kreu i bashkisë së Tiranës Veliaj, tha për ABC News se mund të kufizohet uji në Tiranë ndaj apeloi qytetarët për ta kursyer atë. Përmbytjet kanë përfshirë edhe nënstacionin elektrik në Kashar ndërkohë që kanë turbulluar impantin e Bovillës duke bërë që Tirana të vuaj mungesën e energjisë elektrike dhe ujit.

Shqipëria është zgjuar nën ujë, ndërsa Tirana pa ujë dhe drita. Reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në nënstacionin elektrik të Kasharit punonjësit e të cilit i thanë ABC News se u detyruan ta stakojnë për gati tre orë. Për mungesë të energjisë elektrike, bashkia e kryqytetit thotë se dolën jashtë funksioni tre stacione pompimi, në Bërxull, ai në autostradën Tiranë-Durrës dhe Laknas duke bërë që zonat e Kinostudios , Xhamllikut, Alliasit, Pazarit te Ri, Rr. “5 Maji”, Laprakë, Rr. E “Kavajës”, Rr. e “Durrësit”, zona e “Vasil Shanto” dhe Yzberisht të mos furnizohen me ujë. Përfshirë Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ish spitalin ushtarak dhe dy maternitete të cilët bashkia thotë se i ka furnizuar me bote.

Por ndërsa nënstacioni i Kasharit, pas largimit të ujit nga Forcat e Armatosura është kthyer në gjendje pune, liqeni i Bovillës ndodhet në gjendje kritike dhe është stakuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje telefonike për ABC News, shpjegoi se niveli i turbullirës së ujit në impiant është më i lartë se ajo që duhet të jetë për tu përpunuar.

Aktualisht ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, sipas bashkisë po shfrytëzon maksimalisht burimet e Shën Mërisë, Selitës, Bërxullit dhe Laknasit për të furnizuar me ujë banorët e kryqytetit deri në përmirësimin e situatës në Bovillë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *