• |
ide | kryesore

Video/ 3 persona rrezikojnë t’i marrë rrjedha e ujit mbi zetor në Delvinë

Lajme, Të fundit



Këto janë pamjet e frikshme kur një zetor është gjendur në rrjedhën e madhe të ujit në lumin e Kalasë në Delvinë, ku mësohet se po transportohej me zetor një djalë i ri i sëmurë. Hipur mbi të kanë qenë 3 persona të cilët për pak sa nuk i ka marrë rrjedha e fortë e ujit. Personat e bllokuar dëgjon tek thërasin për ndihmë. Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë ardhur disa persona dhe policë, të cilët duke u kapur më njëri-tjetrin kanë mundur t’i nxjerrin nga zetori jashtë rrezikut të rrymës së fortë të shkaktuar nga reshjet e shumta.Video e Publikuar nga Report TV:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *