• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përplasje të dhunshme mes tifozëve të Skënderbeut dhe Kukësit

F1, Sport

Skënderbeu triumfoi 2-1 në sfidën me Kukësin të luajtur në Korçë. Vendasit shënuan të parët me Takun në minutën e 36-të, por miqtë barazuan me Gurin në minutën e 43-të. Golin e fitores për korçarët e shënoi James në të 69-tën.

Në këtë sfidë nuk munguan tensionet para dhe gjatë ndeshjes. Përkrahësit e të dyja skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të stadiumit, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë. Grupe të ndryshme tifozësh lëviznin me shpejtësi, ndërsa shkëmbejnë hedhje gurësh e sendesh të tjera të forta. Është dashur edhe ndërhyrja e forcave të policisë për të normalizuar situatën. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu