• |
ide | kryesore

Bora izolon Dukagjinin/ Pa rrugë, mjekë dhe drita

Lajme, Të fundit



Rreth 300 familje janë izoluar totalisht në Dukagjin, nga Mali Shoshit deri në Qafë Thorë nga bora. Të dy rrugët që lidhin Shkodrën me Dukagjinin janë bllokuar. Aksi Qafë Thorë-Theth ka rreth 60 cm borë dhe nuk mund të kalohet as me makina me zinxhir, dhe as në këmbë. Edhe aksi Breg Lumi- Mali Shoshit ka rreth 40 cm bora dhe rruga është e bllokuar.

Prej 5 ditësh, banorët janë pa energji elektrike pasi kanali që furnizon me ujë hidrocentralin e fshatit Ndërlysë, nga i cili marrin energji edhe fshatrat e tjerë, është bllokuar. Kërkohen mjete për zhbllokimin e rrugëve dhe kanalit të HEC-it, por deri tani asnjë mjet nuk është dërguar në asnjërën prej rrugëve të Dukagjinit dhe banorët nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojnë totalisht të izoluar.

Ata bëjnë thirrje për ndihmë sepse ndodhen në kushte të vështira duke qenë se nuk ka as mjek. Situata është alarmante dhe kërkohet ndërhyrja urgjente e institucioneve.



1 Comment

  1. pse nuk shtroni palmat e thara te rames mbi bor,ose pllakat falso te sheshit te erionka griseld jastekut.pse rama e erionka nuk blen bor pastruese,kryp,shtylla te reja elektriku etj.ju kenaqeshit me palmat qe mbillte rama,e pllakat qe shtron rama velija qe 20 vite ne te njejtin shesh.mos u dorzoni negjmija,baba drakull spartak braho,gramoz ruqi ju sjellin lesh negjmije e te tyre per tu ngrohur.ju as zoti nuk ju ndihmon,se jua fali qe duruat enverin por nuk jua fal qe zgjodhet birin e tij kristaq edvin ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *