• |
ide | kryesore

Edi Rama, turisti i ftohtë i zonave të përmbytura, shikoni “foton e ditës”

Lajme, Të fundit



Nuk është çudi që udhëtimi drejt zonave të përmbytura të jetë kthyer tashmë në monotoni për Edi Ramën. E nisi që kur ishte në opozitë, atëherë kur lundronte me varkë për të gjetur nivelet më të larta të ujit që përmbyste gjithë çfarë gjente përpara. E rinis të njëjtin udhëtim edhe tani që është kryeministër, duke premtuar çdo vit se vitin tjetër do të jetë më mirë. Duket e njëjta rutinë që përsëritet e përsëritet dhe që me gjasë do t’ia lërë trashëgimi pasardhësit të tij në kryeministri. Regjistrimi i dëmeve për shtëpitë e shkatërruara, premtimet për dëmshpërblimin e pasurive të humbura, përballja me fytyrat tragjike, çizmet, xhupat, shiu, ndonjë batutë kur e presin me buzqëqeshje dhe ka raste kur i duhet të bëjë edhe një vizitë për ngushëllim kur ka jetë të humbura. E gjitha është një deja vu ciklike për Edi Ramën, që tani ka filluar të mos provojë as keqardhje si herët e para. Këtë e tregon ftohtësia me të cilën kryeministri zgjodhi foton e ditës, që shpërndau në profilin e tij në Facebook. Përdori sot një vajzë të mitur, e cila qëndron e ulur me këmbën e fashuar nga plagët. Rama i shtrëngon dorën i buzëqeshur dhe fëmija i kthen buzëqeshjen e pafajshme. Sapo ka rënë në grackën që nuk do ta humbiste asnjë fotograf personal i kryeministrit. Për rrjetet sociale, ushqim më të mirë nuk mund të ketë. © Lapsi.al



5 Comments

  1. Nuk e di c’fare prisni ju te nevojtoreve., qe Rama te dali me pjate ne dore dhe te shperndaje para apo te mashtroi si Topalli?Shteti nuk ka asnje detyrim ligjor per kompesim ne raste emergjencash,por ndihmon popullin (vaj medet) , qe te dali shendosh e mire.Me mijrea termete dhe cunami behen ne bote,vetem shpetohen njerzit dhe shteti i ve neper cadra dhe menca(kjo behet ndoshta mbas 3-6 muajsh).Por ne shume shtete te botes nuk eshte as Rama dhe as media shqiptare qe uleret kot fare.

    1. shiu pse ti merzitesh,ty te ka sjell rama lesh te terur te negjmijes e baba takut,shko largo drogen se te laget e pastaj roshi te perdhunon ty e ramen me frroket e ndoket.

  2. O popul behuni me te ndergjegjshem siguroni ato shpia dhe bisnese me “dy lek” dhe fleni rehat se shteti jo ne Shqiperi po asnje ven te botes nuk pergjigjet per keto fatkeqsi ose ben sa ka mundesi te tjerat ti beni vete ,ME VJEN KEQ PER GJITHE ATO DEME DHE PER ATO NJEREZ TE MIRE QE PO VUAJNE NE KETO SITUATA

  3. Maksimumi qe mund te beje nje shtet kur ka shkaterrime natyrore eshte qe perballon shpenzimet mortore.Ka te tjera shtete qe i hedhin ne lume ose i fusin ne gropa te gjithe bashke.Kur ben biznes as qe do tja dish per shtetin sepse fiton ,biles do tja hedhesh shtetit,kur je ne hall naturor fajin e ka shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *